Reagime në Kosovë! Kritika ndaj deklaratës së Kurtit nga politikanë kosovarë

November 19, 2024
min lexim

 

Përveç se në vend reagime ndaj deklaratës së z. Kurti ka pasur edhe në Kosovë. Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, Kurti në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetuese”.

“Albin Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të shtetit të vet, por i beson një gjykate kushtetuese të shtetit fqinj. Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve, e Kurti në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetutese”, Ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook,

Ashpër ka reaguar deputetja e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi, sipas saj, kryeministrin Kurtin historia do ta njohë si lider përçarës të kombit shqiptar.

Historia do të njeh si lider PËRÇARËS i kombit shqiptar! Një lider që pretendon të mbrojë interesat kombëtare nuk mund të përfshihet në retorika që dëmtojnë arritjet e bashkëkombësve në rajon. Në vend që të shërbejë si urë lidhëse mes shqiptarëve kudo ku ndodhen, Kurti po ndjek një linjë që forcon ndasitë dhe krijon konflikte të panevojshme. Bashkëpunimi dhe uniteti janë rruga drejt suksesit!”, ka shkruar ajo

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkuar falje ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, pas deklaratës sëdjeshme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë! Ata që Kushtetutën e vet e kanë lexuar vonë pas disa viteve të përvojës politike, ku shkruan se nuk lejohet bashkimi kombëtar, sot, pretendojnë t’i besojnë një Kushtetute që nuk ka më ”balansues”.  Kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetar dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata. Kur ti ishe në organizim atdhetar, para Pranverës së Madhe të vitit 1981 e këndej, këta trima nuk ishin askund. Besoj fort se ju ka humbur rruga në oborr. Dëmi është bërë, dëmi do t’i kushtojë shqiptarëve. Vëlla Ali, të përshëndes nga zemra, fali se s’po dinë çka po bëjnë, por, mos harro, edhe nëse i falë, historia nuk i falë kurrë!”, shkruanmes tjerash  Lladrovci në reagim e tij . /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zv/kryeministri Stoilkoviq në prag të “Wine Vision – Open Balkan” realizoi takim me Mlladenovska – Jelenkoviq përfaqësuese e “Verëra nga Maqedonia”

Story i radhës

“Pritjet e gjata do të mbarojnë” – Fetai: Arritja e marrëveshjes për pika të përbashkëta kufitare me Kosovën, do të forcojë lidhjet vëllazërore

Të fundit nga

ShkoLartë