Me 21 dhjetor 2022, pas ditë në ora 15:40 minuta, nëpërmjet e-mailit zyrtar të Institutit të Historisë në Prishtinë, jemi njoftuar së Këshilli Drejtuese i Institutit të Historisë në Prishtinë, në mbështete të Nenit 27 dhe 28/b[1] të Statutit të Institutit të Historisë nr.01B/3837-2 të datës 22 tetor 2015 të miratuar nga Këshilli Drejtuese i Institutit të Historisë me 20 tetor 2015, ka zgjedhur për ushtruese të detyrës së Drejtorit të Institutit, Dr.Teuta Shala-Peli, vendim i cili thuhet se hyn në fuqi nga data 04 janar 2023.
Ashtu siç është vepruar me 04 korrik 2022, dhe me 21 dhjetor 2022, Këshilli Drejtuese ka zgjedhur për ushtruese të detyrës së Drejtorit të Institutit Dr.Teuta Shala-Peli.
Dy anëtarët e Këshillit Drejtuese të Institutit të Historisë në Prishtinë, të zgjedhur për këtë organ nga Këshilli Shkencore i Institutit të Historisë në Prishtinë (në mbështetje të nenit 17, pika 3 të Statutit të Institutit të Historisë në Prishtinë nr.01B/3837-22015 të miratuar nga Këshilli Drejtuese i Institutit të Historisë me 20 tetor 2015), pa konsultim dhe koordinim me organin që i ka emëruar në Këshillin Drejtuese të Institutit, i kanë vazhduar mandatin edhe për gjashtë (6) muaj Dr.Teuta Shala-Peli si ushtrues të detyrës së Drejtorit të Institutit të Historisë në Prishtinë, e cila për tete (8) vite të mandateve të kaluara ka qene numri tre në hierarkinë drejtuese e vendimmarrëse të Institutit të Historisë në Prishtinë.
Nga 04 korrik 2022, kur Dr.Teuta Shala-Peli është zgjedhur ushtruese të detyrës së Drejtorit të Institutit Dr.Teuta Shala-Peli, sipas dëshmive ajo me vetëdije të plotë ka shkelur Ligjin për veprimtarinë kërkimore-shkencore nr.04L-135 të datës 28 mars 2013 të miratuar nga Kuvendin i Republikës së Kosovës dhe Statutin e Institutit të Historisë në Prishtinë nr.01B/3837-2 të datës 22 tetor 2015 të miratuar nga Këshilli Drejtuese i Institutit të Historisë me 20 tetor 2015.
Me poshtë po sjellim disa nga shkeljet e legjislacionit në fuqi të ndodhura gjatë periudhës 04 korrik 2022 – 21 dhjetor 2022 të Dr.Teuta Shala-Peli si ushtrues e detyrës së Drejtorit të Institutit të Historisë në Prishtinë:
1. Si kryesuese e Këshillit Drejtuese të Institutit, ajo me 11 gusht 2022, ka nënshkruar Rregulloren e punës së Këshillit Drejtuese të Institutit me nr.05/88/22 të datës 11 gusht 2022, rregullore kjo e cila sipas shkresës nr.2406 të datës 18 tetor 2022 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, bie ndesh me legjislacioni në fuqi me të cilin punon dhe vepron Instituti i Historisë në Prishtinë.
Rregullorja e punës së Këshillit Drejtuese të Institutit me nr.05/88/22 të datës 11 gusht 2022, edhe pse është rekomanduar nga MASHTI me shkresën nr.2406 të datës 18 tetor 2022, që të harmonizohet me legjislacioni në fuqi deri me 21 dhjetor 2022 një gjë e tillë se paku me sa kamë informacion nuk ka ndodhu, dhe nuk është njoftuar zyrtarisht Këshilli Shkencori i Institutit të Historisë në Prishtinë. Pra, as që është shfuqizuar. Madje, punohet me atë rregullore.
2. Si kryesuese e Këshillit Drejtuese të Institutit, Dr.Teuta Shala-Peli, me datën 06 tetor 2022, me rastin e marrjes së vendimit për anulimin e konkursit për Drejtor të Institutit me nr.01/132/22 të datës 12 tetor 2022, ajo me vetëdije të plotë ka shkelur Nenit 25 të Ligji për veprimtarinë kërkimore-shkencore nr.04L-135 të datës 28 mars 2013 të miratuar nga Kuvendin i Republikës së Kosovës dhe Neni 23 Statutin e Institutit të Historisë në Prishtinë nr.01B/3837-2 të datës 22 tetor 2015, në lidhje me procedurën për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit sipas vendimit të Këshillit Drejtuese të Institutit dhe konkursit publik të shpallur me datën 05 prill 2022 nga ana e këtij Këshilli për pozitën e lartë cekur.
Pra, kanë qene kjo përbërje e Këshillit Drejtuese të Institutit[2], i cili me 05 prill 2022 hap konkursin publik për Drejtor të Institutit, dhe po e njëjta përbërje e Këshillit Drejtuese me 06 tetor 2022, sjell vendim duke konstatuar së ka pasur shkelje ligjore në procedurën e konkursit për Drejtor, procedure të cilën vet e ka nisur. Kjo është shumë e habitshme.
Anulimi i konkursit për Drejtor të Institutit, nga ana e Këshillit Drejtuese të Institutit është bere me tri (3) vota pro nga gjithsej pesë (5) anëtarët e këtij Këshilli. Pra, me votën e tretë të anëtares së këtij Këshilli, pra të Dr.Shala-Pelit është anuluar konkursi në fjalë.
Pas dërgimit nga ana ime të vendimit të Këshillit Drejtuese të Institutit për anulimin e konkursit për Drejtor, për interpretim ligjore në Departamenti ligjor të Ministrisë së Financave, Punës dhe Tresnefereve, ky Departament i cili është përgjegjës për opinione dhe interpretime ligjore për legjislacionin e tij, me datën 25 tetor 2022, nëpërmjet e-mailit zyrtar, konfirmon së Udhëzimi Administrativ nr.07/2017 i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në të cilin është thirrur Këshilli Drejtuese i Institutit me rastin e anulimit të konkursit për Drejtor të Institutit, nuk vlen për procedurën e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit dhe së procedurën e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit e ka paraparë qartë Neni 25 i Ligjit për veprimtarinë kërkimore-shkencore nr.04L-135 i datës 28 mars 2013 i miratuar nga Kuvendin i Republikës së Kosovës dhe Neni 23 i Statutin e Institutit të Historisë në Prishtinë nr.01B/3837-2 të datës 22 tetor 2015 të miratuar nga Këshilli Drejtuese i Institutit të Historisë me 20 tetor 2015.
Me ketë rast konsideroj, së Dr.Shala-Peli, ka prodhuar efekt të konfliktit të interesit.
3. Si kryesuese e Këshillit Shkencor të Institutit, Dr.Shala-Peli, në kundërshtim të plotë me nenin 34, pika 3 të Statutit të Institutit të Historisë në Prishtinë, ne mbledhjen e Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë në Prishtinë me 30 shtator 2022, me ka avancuar mua dhe veten e saj në thirrjet shkencore.[3]
Komisioni vlerësues për zgjedhjen time në thirrjen: Bashkëpunëtor i lartë shkencore për shekullin XX, ka protokolluar Referatin me datën 26 shtator 2022, me numër protokolli nr.06/111/22 datë 26 shtator 2022. Andaj, në mbështetej të Statutit të Institutit, Neni 34, pika 3, Referati është dashur të dërgohet për miratim në Këshillin Shkencor të Institutit vetëm pas datës 09 tetor 2022, pra të konsumohet pika e lartë cekur e Nenit 34. Kjo mund të dëshmohet dhe verifikohet në librin e Protokollit zyrtar të Arkivit të Institutit të Historisë në Prishtinë.
Edhe Referati i Dr.Teuta Shala-Peli, është dashur të procedohet për miratim në Këshillin Shkencor të Institutit, vetëm pas datës 7 tetor 2022 e jo 4 apo 5 ditës pas dorëzimit në Protokoll, për çka mund të verifikohet në librin e Protokollit zyrtar të Arkivit të Institutit të Historisë në Prishtinë.
4. Me datën 27 tetor 2022 me e-mail dhe me datën 31 tetor 2022, me shkrese zyrtare të protokolluar në librin e Protokollit zyrtar të Arkivit të Institutit nr.01/142/22, i kam kërkuar qasjen në Raportin financiar të Institutit për vitin kalendarik 2021 dhe janar-tetor 2022. Kërkesa ime natyrisht ishte e bazuar në Ligjin për qasje në dokumentet publik nr.06L-081 i miratuar me 30 maj të vitit 2019 nga Kuvendin i Republikës së Kosovës.
Pra, Dr.Teuta Shala-Peli si ushtrues e detyrës së Drejtorit të Institutit të Historisë në Prishtinë, nuk me ka dhënë qasje në dokumentet e lartë cekura dhe ajo me vetëdije të plote e ka shkelur Ligjin për qasje në dokumentet publik nr.06L-081.
5. Me datën 11 nëntor 2022, në mbledhjen e Këshillit Shkencor të Institutit, pa e konstatuar Këshilli Shkencor i Institutit dorëheqjen me shkrim të Sekretarit shkencor të Institutit (dorëheqja ka ardhur me e-mail adrese me 24 tetor 2022), ajo procedon tutje zgjedhjen e Sekretarit të ri shkencor.
Sekretari shkencor i Institutit, zgjedhtë sipas Nenit 28 të Statutin e Institutit të Historisë në Prishtinë nr.01B/3837-2 të datës 22 tetor 2015.
Në mungesë të rregullës statutare për dorëheqjen apo shkarkimin e Sekretarit shkencor, në rastin e dorëheqjes së Sekretarit shkencor atëherë dorëheqjen e tij është dashur ta konstatoj organi që e ka emëruar, pra Këshilli Shkencor dhe një e tillë nuk ka ndodhur.
Madje, konstatimin e dorëheqjes së Sekretarit shkencor të Institutit të Historisë, e kam kërkuar në mbledhjen e mbajtur me 11 nëntor 2022 të Këshillit Shkencor, çka e ka refuzuar kategorikisht Dr.Teuta Shala-Peli si kryesues e Këshillit Shkencor dhe një heri ushtrues e detyrës së Drejtorit të Institutit të Historisë në Prishtinë.
Madje, ajo nuk e ka konstatuar me shkrim dorëheqjen e Sekretarit shkencor dhe as Këshilli Shkencor i Institutit nuk e ka konstatuar dorëheqjen e Sekretari shkencor.
Po ashtu bazuar në procesverbalin e mbledhjes së Këshillit Shkencor të Institutit të datës 11 nëntor 2022, Sekretari shkencor i dorëhequr e konstaton së ka pasur sabotim në punën e tij nga Dr.Teuta Shala-Peli si ushtruese e detyrës së Drejtorit të Institutit të Historisë në Prishtinë.
Pra në rastin e Sekretarit shkencor të Instituti të Historisë, Dr.Shala-Peli, ka tejkaluara obligimet e saj ligjore e statutare, madje ka keqpërdorur edhe pozitën e saj zyrtare.
Për të gjitha çështjen e lartë cekura, me kohë kam njoftuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Po ashtu, në lidhje me shkeljet e pretenduara ligjore, me kohë e kam njoftuar Këshillin Drejtuese të Institutit. Madje, ky organ i Institutit, me të cilin udhëheqë Dr.Shala-Peli, asnjëherë nuk me është përgjigjur me shkrim, ashtu siç ju kam drejtuar shkresa. Dëshmi e kësaj është libri i Protokollit zyrtar të Institutit.
Është e habitshme së si Këshilli Drejtuese i Instituti të Historisë në Prishtinë, duke pasur mjaftë argumente që ka pasur shkelje të evidentuara ligjore e statutare nga ana e Dr.Teuta Shala-Peli ushtruese e detyrës së Drejtorit të Institutit, atë e zgjedhe edhe për një mandat gjashtë (6) muajsh në krye të institucionit me të rëndësishëm shkencor në Republikën e Kosovës.
Të nderuar,
Për çdo pretendim të ngritur, mund të verifikohet qartë dhe lehet në librin e protokollit zyrtar dhe në procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë në Prishtinë.
Personalisht jam i gatshëm që të ofroj dëshmitë e lartë cekura për shkeljet e legjislacionit në fuqi nga ana e Dr.Teuta Shala-Peli ushtruese e detyrës së Drejtorit të Institutit të Historisë në Prishtinë.
Prishtinë me 30 dhjetor 2022
Dr.Shkodran Imeraj
Bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore të Institutit të Historisë në Prishtinë dhe ish kandatë për Drejtor të Institutit të Historisë në Prishtinë
[1] Neni 28b i Statutit të Institutit të Historisë nr.01B/3837-2 të datës 22 tetor 2015, nuk ka të bej fare më përgjegjësit e ushtruesit / ushtrueses së detyrës së Drejtorit të Institutit të Historisë në Prishtinë. Përgjegjësit e ushtruesit / ushtrueses së detyrës së Drejtorit të Institutit të Historisë në Prishtinë, i ka të përcaktuara qartë Neni 27 i Statutit të Institutit të Historisë nr.01B/3837-2 të datës 22 tetor 2015.
[2] Sqarim: Deri me 21 qershor 2022 anëtar i Këshillit Drejtuese të Institutit të Historisë në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka qene Dr.Sabit Syla dhe pas datës 04 korrik 2022, anëtare e këtij Këshilli sipas detyrës zyrtare është Dr.Teuta Shala-Peli.
[3] Për korrektësi: Raporti vlerësues i Komisionit, për mua dhe Dr.Teuta Shala-Peli, ishte në harmoni të plotë më Nenin 34, me pikat 1, A, B, C, pika 2, pikat 4 dhe 5, të Statutit të Institutit dhe Rregullores për procedurat e zgjedhjes dhe rizgjedhjes së punëtorëve shkencorë dhe hulumtuesve në Institutin e Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë me numër 01/50/22, datë 13 maj 2015 të miratuara nga Këshilli Drejtuese i Institutit të Historisë. Pra, referatet bie ndesh me pike 3 të Nenit 34 të Statutit të Institutit.