“Parimi i parë është se ju duhet të reagoni e raportoni korrupsionin, pavarësisht besnikërisë tanishëm apo partiake.” Linda Tripp.
Ndonëse, tani u publikua në disa portale, keqpërdorimi i disa deputetëve të Kuvendit që jetojnë e veprojnë në Prishtinë, ndërsa figurojnë nëpër qytete të tjera, vetëm sa për t’u subvencionuar, ky vendim e ka rrënjët nga qeveria e PDK-së në vitin 2011.
Megjithatë, nga ai vendim, për 11 vite në vazhdimësi, ishin keqpërdor ato subvencione nga deputetët e pandërgjegjshëm dhe sipër çudi e habi, nuk kishte asnjë reagim dhe as postim asokohe nga portalet, por as reagim nga aktivistët e PDK-së.
Mirëpo, në momentin që ndërroi Qeveria, portalet e ish-pushtetit i publikuan keqpërdorimet e disa deputetëve, ndonëse nga postimet e tyre target ishin deputetët e LVV-së, por nuk pati edhe postim të vendimit të qeverisë asokohe që kishte nxjerrë atë vendim.
Teksa, ajo që më gëzoj shumë ishte se aktivistët e VV-sëe, në momentin që i hetuan ato keqpërdorime, reaguan ashpër ndaj deputetëve të VV-së dhe si reagim nga presioni i tyre, tanimë deputetët hoqën dorë nga ato privilegje.
Ndërkohë, fakti tjetër nuk më gëzoj aspak që aktivistët e partive të tjera nuk reaguan ndaj keqpërdorimit të deputetëve të partive të tyre dhe nuk hoqën dorë nga ato privilegje.
E për më tepër, po të kishte reagim dinjitoz sikurse nga aktivistët e VV-së që reaguan e po reagojnë, nga aktivistët e partive dy dekada në pushtetit dhe portalet e tyre, jam i bindur shumë se ato privilegje do të ishin inekzistente dhe i sigurt shumë se sot nuk do të kishte Gj. Speciale, Asocacion, Demerkacion, krim, korrupsion e marrëveshje të tjera të dëmshme e as keqqeverisje si psh: në Drejtësi, Shëndetësi, Arsim, keqpërdorime ne privatizim, mirëpo nuk do të kishim as multi-milionerë të politikës.
Megjithatë, reagimi i aktivistëve të VV-së ishte shembullor dhe inkurajues për të vazhduar kësisoj.