Reagim i Shoqatës “Trojet e Arbrit” lidhur me refuzimin përfundimtar të projektit të Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren nga Neo-otomanët

min lexim

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” njofton të gjithë shqiptarët atdhetarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare si dhe në mërgatën e madhe atdhetare se forcat e islamit politik për rikthimin e neo-otomanizmit brenda trojeve shqiptare e refuzuan përfundimisht ankesën e Shoqatës “Trojet e Arbrit”.

Këto forca neotomane të udhëhequra nga një Neotoman i Prizrenit i rritur kalldrëmeve të sokakëve dhe kapinxhikëve të Prizrenit më gjuhë të përzier herë turke e herë serbo-boshnjake e me një shqipe të dobët me emrin Hajrullah Çeku, që fatkeqësisht e udhëheq Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, përfundimisht pranuan nënshtrimin dhe u treguan besnik të devotshëm të politikës turko-serbo-boshnjake për humbjen e gjurmëve historike shqiptare në Mesjetën shqiptare.

Formalizimit të këtij akti te turpshëm antikombëtar, antishtetëror dhe antihistorik ju bashkuan edhe tri qatipe të baba sulltanit me emrat: Vjollca Aliu – Drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore-Kryetare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Edona Gashi-Durguti – Drejtoreshë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore-Prishtinë-Anëtare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Jehona Bashota – Gallapeni- Zyrtare Ligjore- Anëtare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit”.

Këto tri qatipë nuk kanë fare njohuri nga Historia shqiptare dhe kanë harruar kontributin e Norës së Kelmendit, Tringës së Smajl Martinit, Marie Shllakut, dhe shumë vajzave e grave atdhetare shqiptare që krahas burrave ishin shtyllë e fortë për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

Shoqata “Trojet e Arbrit” kurrë nuk do të hekë dorë nga projekti i Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren. Ajo tash do të filloj punën në dy drejtime:

a. Informimi i ambasadave të huaja që shtetët prej nga vijnë këta ambasador e krijuan dhe po e mbajnë shtetin e Kosovës, për parandalimin e Islamit politik në Trojet shqiptare e veçanërisht në Kosovë, ku elemente të islamit politik janë futur brenda institucioneve të Kosovës dhe janë duke e shkatërruar çdo gjë shqiptare.

b. Bashkëbisedime me atdhetarët shqiptarë e shoqata dhe organizata shqiptare për formën e protestës dhe qëndresës kundër këtyre forcave neo-otomane që janë duke u përpjekur për të humbur çdo gjurmë shqiptare.

Ftojmë gjithashtu Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, që ta shkarkon Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku i cili është duke e shkatërruar kulturën tonë dhe duke u përpjekur që të rikthej neo – otomanizmin në Kosovë.

Në emër të 150 intelektualëve të Shoqatës “Trojet e Arbrit” reagon Mr. sc. Nue Oroshi Kryetar

Story i mëparshëm

Trepça e fiton ndeshjen e fortë me Vëllaznimin

Story i radhës

Aida Doçi shtatzënë, po bëhet nënë për herë të parë

Të fundit nga