Ditë më parë, atletët e Kosovës u lejuan për herë të parë për të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare të organizuar në territorin e Serbisë.
Ekipi kombëtar i Kosovës në atletikë mori pjesë në Kampionatin Ballkanik U-22, i cili u mbajt në Beograd.
Edhe pse nuk iu lejua përdorimi i flamurit shtetëror, megjithatë ekipi ynë mori pjesë në këtë eveniment.
Tashmë kanë nisur reagimet dhe kritikat ndaj atyre që i lejuan sportistët e Kosovës të marrin pjesë në këtë garë.
Reagim të ashpër ndaj këtij vendimi kanë bërë edhe tifozët e Crvena Zvezdës, “Delije”.
Në ndeshjen e radhës së ekipit të tyre të zemrës, tifozët serbë e kanë shfaqur një baner apo parullë në tribuna, ku e kundërshtonin fuqishëm lejimin që ju bë sportistëve të Kosovës.
“Ekipi atletik i Kosovës në garat e mbajtura në Beograd? Duart e cilit tradhtar dhe të pabesë e nënshkruan këtë? Dhe, kush e miratoi”, shkruante në banerin e shfaqur në stadiumin “Marakana”.
Në të kaluarën, sportistëve kosovarë u është ndaluar pjesëmarrja në garat që janë mbajtur në Serbi,