Deputetet e Parlamentit të Republikës së Kosovës miratuan sot marrëveshjen strategjike në ndërtimin e Vijës Hekurudhore që do të lidhë Kosovën me Shqipërinë. Ky është lajmi më i gëzuar dhe më i veçantë që me shekuj ishte ëndërr drejtë afrimit dhe bashkimit të Shqiptareve të cilët mbetën të ndarë jashtë trojeve stërgjyshore. Rruga e Kombit ajo me emrin “Ibrahim Rugova” e cila u ndërtua pas lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës ishte një projekt shumë dimensional i cili hapi shtigje të reja në ndërtimin e raporteve ndërmjet Shqiptareve. Kjo vepër kolosale dëshmoj se nostalgjia dhe sentimenti patriotik nuk bëhen vetëm përmes çiftelisë dhe këngëve me përmbajtje patriotike, por rruga ka Bashkimin Kombëtarë mund ta ndihmojnë vendimet e mëdha politike, të institucioneve Shtetërore, përkatësisht të dy Qeverive Shqiptare asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Koha po tregon se vizioni dhe mençuria e njerëzve të cilët udhëhiqen me institucionet e Shteteve më në fund kanë arritur konsensusin për ti quar në vend amanetet e shumë, e shumë gjeneratave të cilat u flijuan për lirinë e atdheut. Ndërtimi i hekurudhës Prishtinë – Durrës e cila u miratua sot në Parlamentin e Kosovës nga të gjitha grupet politike solli top lajmin e ditës dhe ishte lajmi i gëzueshëm për Shqiptaret kudo që jetojnë. Koha po tregon se vetëm uniteti dhe bashkimi i mendjes dhe dijës të njerëzve që tani janë në krye të institucioneve të shtetit të cilët kanë marr përgjegjësi para popullit. Kur i thërret ndërgjegjja për interesat madhore gjithmonë duhet të jenë të bashkuar. Politika largpamëse e shumë gjeneratave të shkuara, e sidomos te kohës së Ibrahim Rugovës bëri shumë hapa para në integrimin e potencialit të dijes, të politikës dhe të diplomacisë në favor të Shqiptareve. Sot rruga e kombit i mundësoi lëvizjen e lirë të mallrave të kapitalit, dijes, konkurrencës, në ekonominë e tregut. Sot kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është vetëm një pikë administrative formale pothuajse pa asnjë barrierë që e pengon lëvizjen e lirë të Shqiptareve. Lajmi i mirë nga Qeveria aktuale e Kosovës është edhe ndërtimi i rrugës Prizren –Tetovë rrugë kjo e cila do ti afrojë edhe më afër Shqiptarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë Veriore me Kosovën dhe Shqipërinë. Tokat Shqiptare janë vende të shenjta të pasura me të gjitha të mirat që ua ka dhuruar natyra. Armiqtë e ndryshëm tani më të njohur nga e kaluara historike përmes diplomacisë famëkeqe të fuqive të mëdha për interesat e tyre kanë arritur ti pushtojnë dhe gllabërojnë tokat Shqiptare duke e pushtuar Kosovën dhe viset tjera Shqiptare. Sot Shqiptarët janë në rrugën e duhur për ta forcuar identitetin dhe vlerat civilizuese që kishin gjeneratat fisnike para nesh. Andaj në fund mund të konstatojmë se me ngritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe institucioneve ndaj Shtetit, duke mos e harruar të kaluarën historike duhet ta vazhdojmë, miqësi me Shtetet demokratike të Evropës dhe Amerikës, e ardhmja është rruga e sigurte drejtë demokracisë dhe civilizimit.

Të fundit nga

Pse kujtesa është bërë çelësi i ‘chatbot’ të inteligjencës artificiale?
Kompanitë që merren me inteligjencën artificiale po përballen me një sfidë me të cilën njerëzit janë përballur që nga ekzistenca e tyre: si të ruajnë kujtimet. OpenAI, Google, Meta dhe Microsoft janë

Nxirret klubi në shitje pas 39 vitesh nga familja e njohur
Një tjetër klub i Serisë A do të bjerë në duart e pronarëve amerikanë. Bëhet fjalë për Udinesen, e cila i përket prej 39 vitesh familjes Poco dhe kjo shënon një ndryshim

Clarck në Dayton alarmon për Kosovën: Po pret për të shërthyer si një vatër krize në kohë të gabuar
Wesley Clark, ish -Komandanti i Forcave Aleate për Evropë gjatë juë paneli në Dayton të Ohios ku po zhvillon punimet sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO’s që po shënon edhe 30

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025
Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia

Dua Lipa shkëlqen në Francë gjatë turneut “Radical Optimism”
Dua Lipa mahniti publikun në Francë të premten gjatë turneut të saj botëror “Radical Optimism”. Këngëtarja 29-vjeçare u shfaq provokuese me një kostum të zi me shkëlqim, geta rrjetë dhe doreza lëkure,