Rasti “Titanik” – këto janë dënimet për Janakieskin dhe Jankullovskën

February 28, 2022
1 minut lexim

Logo

MaqedoniDrejtësi
Dënimet për “Titanik” – Janakieski dënohet me 4.5 vjet burg, Jankullovska me 2.5 vjet

By
Desk
28/02/2022 13:23
Në Gjykatën Penale sot është shpallur aktgjykimi për rastin “Titanik” për mashtrime zgjedhore, transmeton TV21.

Ish-ministri Mile Janakieski dënohet me 4 vjet e 6 muaj vjet burg për veprën penale – shoqërim kriminal, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve dhe shkatërrim të materialit zgjedhor, Gordana Jankulloska me 2 vjet e 6 muj burg për veprën penale – shkatërrim të materialit dhe shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve ndërkaq shefi i kabinetit të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, Martin Protogjer dënohet me 2 vjet burg, por mund të mos e vuajë dënimin nëse brenda 5 vjetësh nuk kryen veprën penale. Ai u dënua se kreu veprat si: shoqërim kriminal dhe shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve.

Me 5 vjet burg u dënua edhe Biljana Brishkovska- Boshkovski, ish zv/ministre e Drejtësisë, por mund të mos e vuajë dënimin nëse brenda 5 vjetësh nuk kryen veprën penale, Munir Pepiq me 1 vjet burg, Katerina Velovska me 2 vjet dënim me kusht nëse brenda 5 vjetësh nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, Kirill Todorovski me 2 vjet dënim me kusht nëse brenda 5 vjetësh nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale dhe Kosta Mitroski me 3 vjet burg.

Rasti përfshin veprat penale si shoqërim kriminal, shkelje të së drejtës vote, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të fondeve për financim të fushatës zgjedhore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MPJ: Mund të ndërpriten plotësisht fluturimet me Rusinë, qytetarët të largohen nga ky vend

Story i radhës

Keqdashësit e jetës shkaktarë të luftrave globale berthamore!

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë