Rasti “Parcelat në Vodno”: Gjykata e Apelit liron nga burgu Mijallkovin, dënon me dy vjet Gruevskin

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, edhe për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa me dy vjet për këtë rast është dënuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski.

Aktgjykimi vendos më 14 shkurt, ndërsa është shpallur sot.

Për Gruevskin, Gjykata e Apelit vlerësoi se gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar sa duhet rrethanat rënduese dhe ka respektuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit lidhur me dënimin.

Për Mijallkovin, i cili është ndihmës në veprën penale sipas nenit 24 të Kodit Penal, i cili nuk ka ndërmarrë veprime dhe procedura konkrete, por veprimet e tij kanë qenë verbale, këshilli ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë ka shkelur nenin 24 të Kodit Penal dhe e ka dënuar njëjtë si kryerësin e veprës së krimit.

Lidhur me konfiskimin, Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin me të cilin konfiskohet pasuria e paluajtshme në vlerë të përafërt prej tre milionë euro.

Gjykata e Apelit dje konfirmoi lirimin nga akuza për Mijallkovin në rastin “Tortura” dhe rrëzoi dënimet e tij për përgjime masive dhe “Tresor”.

Story i mëparshëm

Franca po e demolon Holandën

Story i radhës

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 169 mijë e 170 trupa në luftë

Të fundit nga