Rasti i parë i lisë e majmunëve në Kosovë?

Një shtetas 60-vjeçar nga komuna e Dragashit në Kosovë dyshohet se është i infektuar nga lia e majmunit.

Ministria e Shëndetësisë atje njofton se pacienti është në gjendje stabël dhe aktualisht ndodhet në izolim në Klinikën Infektive.

Sipas burimeve, atij i është marrë mostra e lëkurës, e cila do të dërgohet për analiza ne Holandë.

Deri në përgjigjet përfundimtare dhe më pas të përcaktimit të diagnozës, institucionet shëndetësore po vazhdojnë mbikqyrjen epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimin e kontakteve.

Kujtojmë se deri më tani në mbarë botën janë regjistruar rreth 700 raste të lisë së majmunëve./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina thotë se bisedimet nuk kanë kuptim derisa trupat ruse nuk tërhiqen

Story i radhës

COVID-19/ MSH publikon shifrat: Asnjë humbje jete, sa raste u shënuan në 24 orët e fundit

Të fundit nga