Një shtetas 60-vjeçar nga komuna e Dragashit në Kosovë dyshohet se është i infektuar nga lia e majmunit.
Ministria e Shëndetësisë atje njofton se pacienti është në gjendje stabël dhe aktualisht ndodhet në izolim në Klinikën Infektive.
Sipas burimeve, atij i është marrë mostra e lëkurës, e cila do të dërgohet për analiza ne Holandë.
Deri në përgjigjet përfundimtare dhe më pas të përcaktimit të diagnozës, institucionet shëndetësore po vazhdojnë mbikqyrjen epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimin e kontakteve.
Kujtojmë se deri më tani në mbarë botën janë regjistruar rreth 700 raste të lisë së majmunëve./albeu.com/