Rasti i Muhamet Zeqirit, reagon ish kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi

April 8, 2022
1 minut lexim

Ish kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi ka reaguar ndaj rastit të Muhamed Zekirit, sekretarit gjeneral të Qeverisë në dorëheqje, kundër të cilit Prokuroria Publike nisi sot hetim për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Rexhepi në reagim ka zgjedhur të ripublikojë një reagim të BFI-së në vitin 2019, atëherë kur ishin të shumta kritikat që Zekiri i bënte ndaj tij. Në reagim Rexhepi e akuzon Zekirin se ka qenë servil i qarqeve antishqiptare dhe antiislame dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte ta largojë Rexhepin nga BFI.

Reagimi i plotë i Sulejman Rexhepit:
12 Prill 2019
Reagimi i institucionit më të lartë fetar, Bashkësisë Islame të Maqedonisë, në kohën kur unë isha Kryetar i saj, në kohën kur uniteti ishte bazamenti i funksionimit të saj. Reaguam ndaj një personi i cili kryekëput ishte servil i qarqeve antiislame dhe antishqipëtare, qëlimi i të cilit ishte largimi i im nga ai institucion, përçarja e muslimanve dhe dobësimi i vlerës dhe autoritetit të institucionit të vetëm fetar islam në këtë shtet, deri në atë kohë.
Padyshim që koha do t’i poshtërojë dashakeqët e këtij populli dhe do t’i lartësojë ata që kishin qëllim mbajtjen e unitetit, autonominë dhe autoritetin e BFIs.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Adnan Januzaj afër transferimit në klubin e madh italian

Story i radhës

E papritur,  Rusia bën këtë ndryshim në momentet e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë