Adnan Januzaj afër transferimit në klubin e madh italian

Adnan Januzaj pritet të transferohet në Serie A, te skuadra e Napolit.

Sipas gazetës italiane “Tuttomercato”, agjenti i ka ofruar Napolit reprezentuesin belg.

Januzaj te Napoli mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Sociedadin skadon më 30 qershor të këtij viti.

Transferimi i reprezentuesit belg ka shumë gjasa të ndodhë pasi që është në kërkim të një aventure të re.

Për Januzajn, nuk ka munguar interesimi nga shumë klube evropiane, duke përfshirë edhe Premier Leaguen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ka disa lloje çiftesh, por cilët janë më të lumturit?

Story i radhës

Rasti i Muhamet Zeqirit, reagon ish kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi

Të fundit nga