Rasti i çuditshëm me lojtarin e Barcelonës

Osmane Dembele shokoi drejtuesit e skuadrës së Barcelonës, kur për disa ditë francezi refuzoi të shkonte në stërvitje. Mediat spanjolle deklaruan se kjo ishte një strategji e sulmuesit të Barcelonës, për të ndërruar skuadër.

Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i katalanasve, i cili u shpreh se Dembele ka lidhur marrëveshje me një klub tjetër.

“Ne i bëmë atij një ofertë rinovimi shumë të mirë.

Ai tha jo, duke thënë fillimisht se nuk ishte çështja te paraja, por më pas u fokusua në aspektin ekonomik.

Çështja e Dembeles është e vështirë për ta kuptuar. Ne mendojmë se Dembele ka marrëveshje me një klub tjetër”, përfundoi presidenti katalonas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ne dy motrat që do bëjmë valixhet”/ Einxhel e shqetësuar për nominimin: Kam siklet

Story i radhës

Kush është shqiptari që po priste 10 mln euro kokainë në Ukrainë dhe kërcënoi Berlusconin?

Të fundit nga