Osmane Dembele shokoi drejtuesit e skuadrës së Barcelonës, kur për disa ditë francezi refuzoi të shkonte në stërvitje. Mediat spanjolle deklaruan se kjo ishte një strategji e sulmuesit të Barcelonës, për të ndërruar skuadër.
Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i katalanasve, i cili u shpreh se Dembele ka lidhur marrëveshje me një klub tjetër.
“Ne i bëmë atij një ofertë rinovimi shumë të mirë.
Ai tha jo, duke thënë fillimisht se nuk ishte çështja te paraja, por më pas u fokusua në aspektin ekonomik.
Çështja e Dembeles është e vështirë për ta kuptuar. Ne mendojmë se Dembele ka marrëveshje me një klub tjetër”, përfundoi presidenti katalonas.