Arratisja e ish zëvendës kryeministrit të parë, Artan Grubi vazhdon të jetë në qendër të vëmendejes dhe vazhdon të diskutohet me të madhe nga të gjitha subjektet po edhe nga të gjithë politikanët në vendin tonë.
Koalicioni Qeverisës, VLEN, Grubin e ka quajtur “kaçak” dhe ka kërkuar që ai të largohet nga Shqipëria dhe të kthehet në Maqedoni për t`u përballur me drejtësinë.
VLEN kujton se, Artan Grubi, në çdo paraqitje të tij bënte thirrje për investigim duke filluar nga partia e tij, e thonë se tani i njëjti “është shndërruar në sinonim të ikjes nga drejtësia”
E Zv/Kryeministri Izet Mexhiti nga ana tjetër nuk ka preferuar të komentojë as të zbulojë detaje lidhur me rastin “Grubi”, pasi siç tha është punë e organeve ligjzbatuese.
IZET MEXHITI – ZËVENDËSKRYEMINISËR
“Ka shumë informacione por me rëndësi është që politika ka dhënë porosi që askush nuk është mbi lgijin, çdo kush që e ka shkelë ligjin, duhet të përgjigjet, lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pa konpromis, ndërsa puna tjetër i mbetet MPB-së dhe organeve të drejtësisë të merren me këtë çështje.”
Nga ana tjetër, derisa LSDM-ja vazhdon të adresojë akuza ndaj VMRO-DPMNE-së, sic pretendojnë nga kjo parti, për një marrëveshje mes Grubit dhe VMRO-së, partia në pushtet gishtin e drejton tek socialdemokratët.
BRANE PETRUSHEVSKI – VMRO-DPMNE
“LSDM duhet të dalë dhe t`u kërkojë falje qytetarëve për shkak se heshtën derisa Grubi bënte krime milionëshe, kurse më pas jo vetëm që heshtën por u bashkangjitën edhe funksionarët e tyre sikurse Kovaçevski.”
Ndryshe, dje avokati mbrojtës i Grubit, Vlladimir Donevski në një prononcim për media ka deklaruar se nuk ka bazë për dyshim të kryerjes së veprës penale të parashikuar me ligj, Donevski shpreson që të gjithë pjesëmarrësit në këtë procedurë penale do të mbeten imun ndaj politizimit të dukshëm të procesit. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN