Rasti ‘Ëmbla’ Taravari: Ka edhe simptome të autizmit me momente agresiviteti – kërkojmë vlerësim të ri nga Komisioni!

February 7, 2022
min lexim

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka njoftuar se sot ka takuar drejtorin dhe të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve kanë mësuar në një klasë me Ëmbla Ademin, vajza me syndromin down e cila ishte përjashtuar nga procesi i rregullt arsimor pas një peticioni të prindërve.

Taravari është takuar edhe me defektologun dhe psikologun e “Bashkimit” dhe me mësuesen, defektolologun dhe psikologun e Ëmblës ku ka mësuar në shkollën e parë në “Ismail Qemali”.

Gjatë vizitës në këtë shkollë të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarë të Komisionit kundër diskriminimit.

“Në takim i thirrëm edhe prindërit e Ëmblës të cilët fatkeqësisht nuk erdhën, por debati ishte interesant. I dëgjuam të gjitha anët dhe mendoj se disa prej prindërve të cilët kanë nënshkruar dhe disa nga mësuesve… Mirë është të dihen se dhe prej kategorizimit të cilin e kemi për Ëmblën, nuk është vetëm për Syndrome Down, fatkeqësisht, te Ëmbla regjistrohen edhe simptoma të autizmit dhe atë autizëm shumë i shprehur, me agresivitet në momente. Sinqerisht, prej asaj që dëgjova nga prindërit, ka pasur edhe lëndime të disa fëmijëve. Por,… kështu janë simptomet e autizmit. Por, njëzëri vendosëm që Ëmbla vazhdon dhe asnjëherë Ëmbla nuk ka qenë me kërkesë të prindërve të tjerë, në rrotacion, po me insistim të prindërve të Ëmblës… Asnjëherë askush nuk e ka bojkotuar Ëmblën, siç raportohet në media, por kjo më shumë është një veprim jokorrekt i prindit të Ëmblës, pasi ora mësimore fillon në 13:15, kurse ai me mediat dhe Emblën kanë shkuar në shkollë në ora 12:30, kur nuk ka nxënës aty”, tha Taravari para mediave, transmeton TV21.

Shton se Komuna e Gostivarit do të kërkojë mendim prej një Komisioni të përbërë prej psikopediatërve dhe varësisht vlerësimit që do të japin ata, do të vendoset se si do të vazhdojë Ëmbla, me proces të gjithëpërfshirjes apo në klasa të veçanta për fëmijë të veçanta.

“Ata kanë dhënë disa herë vlerësime për situatën e Ëmblës dhe do të na japin kategorizimin korrekt a duhet Ëmbla me inkluzion apo duhet të vazhdojë në klasë me fëmijë me nevoja të veçanta. Sido që të jetë kategorizimi i ekspertëve të lëmisë, ne ashtu do të vazhdojmë, ashtu edhe Ëmbla do të vazhdojë”, tha më tej Taravari.

Kujton se më 2 prill do të hapet edhe Qendra për fëmijë autizëm.

“Nëse ka nevojë, do të vazhdojë edhe atje”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përpjekjet e gazetarëve për të mbrojtur privacinë gjatë Olimpikeve të Pekinit

Story i radhës

Intervistë me Dritan Abazi (0) viq

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë