rasti balluku ne kushtetuese ankimimi do te shqyrtohet me 2 dhjetor 69285a52c5f7b

Rasti Balluku në Kushtetuese, ankimimi do të shqyrtohet më 2 dhjetor

November 27, 2025
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese shtyu për në datën 2 dhjetor shqyrtimin paraprak të padisë së qeverisë kundër pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Trupa e kolegjit të gjykatës, me relator Sandër Becin, kërkoi më shumë kohë që të njiheshin me aktet e depozituara.



Kësisoj, të martën e dy dhjetorit, do të vendoset nëse ankimi i Kryeministrit do të do të shqyrtohet në themel, ku një nga kërkesat e para që kërkon zgjidhje, është rrëzimi i masës së sigurisë të pezullimit të Belinda Ballukut.

Me firmë të kryeministrit Edi Rama, më 21 nëntor Këshilli i Ministrave e ka çuar për apelim në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministre, Belinda Balluku.

Katër janë kërkesat e qeverisë, që si fillim kërkon nga “Kushtetuesja” të ndajë se ku fillon e ku mbaron “pushteti i drejtësisë” nga njëra anë dhe “pavarësia e ekzekutivit” nga tjetra.

“Pezullimi është një vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv”, thuhet në kërkesë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj, pas marrjes së pandehur nga ana e SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

franca miraton sherbimin e ri ushtarak 10 mujor per te rinjte 69285598e2689
Lajmi i mëparshëm

Franca miraton shërbimin e ri ushtarak 10-mujor për të rinjtë

obsh jep alarmin gjysma e diagnozave te hiv ne europe zbulohen shume vone 69285b8247222
Lajmi i radhës

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

Të fundit nga

Kim Kardashian mahnit nga pushimet verore

Kim Kardashian po shijon një verë të mbushur me momente familjare dhe aventura, duke ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga pushimet. Ylli televiziv publikoi disa fotografi nga pushimet e familjes,
ShkoLartë