Rastet me salmonelë, mbyllen përkohësisht kuzhinat në 6 shkolla në Karposh

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) pas inspektimit të jashtëzakonshëm për shkak të paraqitjes së salmonelës ka mbyllur kuzhinat e shkollave në “Vojdan Çernodrinski”, “Jan Amos Komenski”, “Bratstvo” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” si dhe depon qendrore nga ku shpërndahen produktet ushqimore. Ndalimi i funksionimit të kuzhinave shkollave, siç thuhet në kumtesë, do të jetë i vlefshëm deri në heqjen e masave të parapara sanitaro-higjienike dhe anti-epidemike.  

“Nga të dhënat e marra nga ISHP “Qendra për Shëndet Publik” – Shkup nga dita e djeshme janë paraqitur gjithsej 12 nxënës me simptoma – dhimbje stomaku dhe temperaturë të lartë trupore shkaku i bakterit salmonela. ISHSSH me vendim ka mbyllur përkohësisht kuzhinat në të gjashtë shkollat fillore, si dhe depon qendrore nga ku shpërndahen produktet ushqimore”, theksohet në komunikatë. 

Ndalesa për punë e kuzhinave shkollore, siç theksohet, do të jetë i vlefshëm deri në heqjen e masave sanitaro-higjienike dhe antiepidemike, të cilat përfshijnë pastrim të përgjithshëm mekanik të hapësirës dhe pajisjeve, dezinfektimit të jashtëzakonshëm, dezinsektim dhe deratizim nga një institucion i autorizuar si dhe deri në marrjen e rezultateve negative të strishove të marra nga sipërfaqet dhe pajisjet e punës.   

Veprimi pas rezultateve të strishove të mara të ushqimit është në kompetencë të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Photo: Ilustrim

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Ish-drejtori i RTK2 përpiqet ta arsyetojë sulmin terrorist në Banjskë

Story i radhës

“Ndryshimet e Kodit Zgjedhor po vijnë!”/ Nela zbërdhen planet e Lulzim Bashës e Florian Haçkajt: Ja qëllimet e tyre

Të fundit nga