“Ndryshimet e Kodit Zgjedhor po vijnë!”/ Nela zbërdhen planet e Lulzim Bashës e Florian Haçkajt: Ja qëllimet e tyre

Publicisti nga Shqipëria, Milaim Nela ka paralajmëruar ndryshime të Kodit Zgjedhor.

Ai në një postim tha se Lulzim Basha me Florian Haçkajn, në emër të opozitarizmit po e shtyjnë ligjin për ndryshim të kodit zgjedhor.

“E para, (Partiçka e Lulit) favorizohet nga Balla-Rama me bashkëkryetarin pa mandat të Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend dhe të dytës (DPSHL) i jepet vend pa asnjë tagër në tryezat që organizon KQZ e Celibash Dushkut i cili tregohet tepër miqësor me ketë organizatë duke ftuar nga 3 përfaqesues së saj në takime.

Këta me drafte të përgatitura nga fabrika e “rilindjes” po iniciojnë gjoja reformën zgjedhore ku përfshihet sistemi proporcional kombëtar dhe vota e diasporës!” – shkroi ndër të tjera Nela, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor po vijnë!

Çdo ditë po bëhet më e qartë se “shumica” rilindase do ta ndryshojë kodin zgjedhor duke e shtyrë ligjin përmes dy veglave të saj të bindura që veprojnë gjoja si faktorë opozitarë;

1. Partiçka pa forume e pa anëtarë që ka vjedhur siglën dhe simbolet e Partisë Demokratike me forcën e gjykatave të pushtetit – partia e Lul Zhelenskit…dhe

2. Diaspora për Shqipërinë e Lirë e mashtruesit Florian Haçkaj (Veliaj 3.0).

E para, (Partiçka e Lulit) favorizohet nga Balla-Rama me bashkëkryetarin pa mandat të Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend dhe të dytës (DPSHL) i jepet vend pa asnjë tagër në tryezat që organizon KQZ e Celibash Dushkut i cili tregohet tepër miqësor me ketë organizatë duke ftuar nga 3 përfaqesues së saj në takime.

Këta me drafte të përgatitura nga fabrika e “rilindjes” po iniciojnë gjoja reformën zgjedhore ku përfshihet sistemi proporcional kombëtar dhe vota e diasporës!

Po të ndjekësh fjalorin dhe zhargonin politik të PD-se së Lulit dhe Diasporës së Haçkajt duken absolutisht sikur kanë dalë nga e njëjta furrë!

Të dyja flasin për vendimin (antikushtetues) të Gjykatës Kushtetuese pêr votën e diasporës dhe të dyja theksojnë urgjencën e reformës zgjedhore!

Po të ndiqnit sot daljen e Alibeajt në seline e ish Bashkimeve Profesionale do bindeni pa as më të voglin dyshim.

Për tu dukur të pavarur e sikur nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, nëse e keni vërejtur njëra palë propozon votimin elektronik të diasporës (Alibeaj) e tjetra votimin me postë (Haçkaj e DPSHL).

Të dyja metodat garantojnë manipulim të sigurtë nga mafia e patronazhistëve të pushtetit rilndas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rastet me salmonelë, mbyllen përkohësisht kuzhinat në 6 shkolla në Karposh

Story i radhës

Katër Kura dhe Trajtimet Natyrale Kundër Dhjamit të Tepërt të Mëlçisë

Të fundit nga