Rastet e helmimit në Kaçanik, drejtori i Shëndetësisë: Janë mbi 300 pacientë, gjendja e tyre është stabile

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Kaçanikut, Salih Malsiu, ka folur rreth dyshimeve se mbi 300 qytetarë janë helmuar nga uji i pijes në këtë komunë që nga data 5 korrik.

Ai tha se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik ka arritur që të gjithë pacientëve t’u jap shërbimet e nevojshme dhe se gjendja e tyre është momentalisht stabile.

Malsiu bëri të ditur se tashmë janë dërguar edhe mostrat për analizat kimike dhe bakteriologjike të ujit, ku ato kimike kanë rezultuar mirë.

“Analizat kimike kanë dalë dhe rezultati është i mirë kurse rezultatet e analizë bakteriologjike jemi në pritje dhe presim që nesër t’i marrim”, është shprehur Malsiu.

Tutje, i pari i Shëndetësisë në Kaçanik tha se kjo është hera e parë që po përballen me një situatë të tillë, dhe se kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes.

“Kemi kërkuar nga qytetarët që të vlohet uji për konsum dhe kemi kontaktuar nga Biforkacioni që të mos ketë furnizim me ujë të asaj pjese që ne kemi shfaqë dyshime se mund të ketë dicka më shumë”, është shprehur Malsiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Selami: Rritje e madhe e të ardhurave në buxhet!

Story i radhës

Berisha: Protesta do të jetë e fuqishme

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish