A thua ishte rastësi përputhja e vizitës turistike të Ramushit, në SHBA, e cila mori primesa politike, duke aranzhuar një foto (e ndërmjetësuar dhe parapaguar gjithsesi me diplomatin amerikan) me vizitën zyrtare të kryeministrit Kurti, dhe demonizimi i vazhdueshëm i mediave të “shpifjeve të lira”, në pronësi të kumbarëve serbe, i po kësaj vizite të rëndësishme të kryeministrit Kurti për vendin.
A thua ishte rastësi vizita e Grenellit në Beograd dhe mesazhet provuçiqiane për tërheqjen e trupave të KFOR-it dhe demonizimi i kryeministrit Kurti, me të njëjtën gjatësi valore të pullazxhiut njujorkez Florin Krasniqit dhe parodia e tij në TV Dukagjini me panelistët-miqë të tij, duke bërë goditje të çoroditshme nën bel kundër Kurtit dhe duke bërë shpifje publike të stilit “no fly lista” që më tepër tangonin për gjuetarin e elefantëve në Zambi, sesa kryeministrin historik të Kosovës demokratike, Albin Kurtin.
A thua ishte i rastësishëm avokimi i kryeministrit Rama për mirëkuptim nga ndërkombëtarët dhe arsyetimi i mos shkëputjes nga politika pro putiniste e Vuçiqit dhe militarizmi i Serbisë si masa mbrojtëse kundër Kosovës. A thua ishte e rastësishme vizita e kryeministrit Rama në Hagë, vizita e tij familjes Thaçi dhe kulmimi hipokrit i një rezolute të pakuptimtë, që ka për qellim përçarjen e shqiptarëve, në njërën anë për të fituar simpatinë e Prontistëve të uniformuar të Kosovës dhe goditjen e opozitës shqiptare në Shqipëri me tregime të luftës nga koha e Millosheviqit. Të gjitha janë në një vij, ndaljen e hovit të punës së qeverisë dhe kryeministrit Kurti, kundër korrupsionit galopant, plaçkitjes së buxhetit të Kosovës, dhe ndaljen e gjakderdhjes financiare, por edhe për të dobësuar pozitën negociuese të Kurtit v.s. Vuçiqit. Herët a vonë do të hapet kutia e Pandorës, dhe do të goditen nga mallkimi demokratik i qytetarëve të lirë, këta akterë, për të cilët parja dhe interesi personal janë më të rëndësishëm se liria, demokracia, drejtësia dhe mirëqenia e qytetarëve.