Në minutat e fundit ka pasur raportime për luftime në rrugët e Harkivit, qytetit të dytë më të madh në Ukrainë.
Sipas zyrtarëve lokalë, trupat ruse kanë hyrë në qytet një orë më parë.
Në mediat sociale janë parë disa xhirime që shfaqin disa njësite ruse në qytet.
Zyrtarët e Harkivit kanë paralajmëruar banorët të mos dalin nëpër rrugë.