Raporti i ISHP-së: Më pak raste me KOVID-19 gjatë javës së kaluar

Raporti i Institutit të Shëndetit Publik tregon se ë periudhën prej 21 deri 27 mars 2022 është rritur vdekshmëria si pasojë e koronavirusit. Sipas Institut në javën e tretë të muajit mars janë regjistruar 17 raste të vdekjeve në 8 qytete të vendit, që është 13.3 për qind më shumë në dallim nga java që lam pas. Numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup, ndërsa në bazë të moshës 16 prej tyre ishin mbi 60 vjeç, dhe një në grupmoshën 50-59 vjeç.
Ndërkaq, vazhdon të ulet numri i infektimeve nga kovid-19. Në periudhën e njëjtë kohore janë regjistruar 1.696 raste të reja pozitive me kovid-19, me rënie prej 7.5 për qind në krahasim me javën e kaluar. Numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup, me 60.8 për qind, ndërsa icidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar.
“Të infektuarit janë personat e të gjtihë grupmoshave, më e zakonshmja është tek personat mbi 60 vjeç. Numri më i vogël është regjistruar tek persona deri 9 vjeç, 3.0 për qind. Në daliim nga java e kaluar është shënuar një rritje e lehtë te infektimet tek personat 50 deri 59 vjeç dhe mbi 60 vjeç. Tek të gjitha grupmoshat tjera është shënuar ulje në dallim nga java paraprake”, thuhet në raportin e ISHP-së.
Sipas Institutit, nga 21 deri 27 mars janë shëruar 1.738 të infektuar, që është 1.7 për qind më pak, ndërsa janë regjistruar 268 ri-infektime, me zvogëlim prej 13.3 për qind. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Nuredini: Edhe gjykatat duhet të japin kontributin e tyre në ruajtjen e mjedisit jetësor

Story i radhës

Ramazani 2022, BFI filloi karvanin himanitarë

Të fundit nga