Ramazani 2022, BFI filloi karvanin himanitarë

Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, të martën më 29.03.2022, Bashkësia Fetare Islame e RMV filloi aksionin e shpërndarjes së ndihmave humanitare “Karavanin humanitar” për skamnorët, jetimët dhe nevojtarët në tërë teritorin e Maqedonisë së Veriut.
Morali i bamirësisë është bazë e besimit dhe plotësimit të tij. Islami u bën thirrje ithtarëve të vet që të arrijnë me duart e hapura dhe të japin lëmoshë si një mënyrë jetese. Pejgamberi s.a.v.s. është lutur:
“O Zoti im! Më bën që të bëjë punë të mira, të cilat më ofrojnë pranë Teje.”
Bazuar në këto parime të bamirësisë dhe humanitetit, Bashkësia Fetare Islame e RMV tradicionalisht ka dëshmuar se akti i bamirësisë dhe humanitetit është cilësia më e përkryer që e dallon njeriun prej krijesave të tjera, ashtu siç e dallon këtë institucion, duke e ngritur në nivelin më të lartë të humanitetit dhe devotshmërisë.
“Cilësitë si, humaniteti, bamirësia dhe bujaria dhe të gjitha aktet humane që bëhen për hir të Allahut Fuqiplotë, janë predispozita që e shtyjnë Bashkësinë Fetare Islame të RMV që vazhdimisht, përpos organizimit të jetës fetare në vend e jashtë, të jetë çdo ditë pranë atyre që kanë nevojë” ishte mesazhi i Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili e përshëndeti fillimin e aksionit dhe apeloi që ai të realizohet me përpikshmëri.
Aksioni “Karavani humanitar” në formë solemne filloi nga Selia e Rijasetit të BFI e RMV, të cilën e nisi Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Kryetari i OH Hilal Mr. Fadil ef. Ramadani, Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini, së bashku me operativat e Rijasetit dhe Myftinisë së Shkupit, ku gjatë aksionit janë parapa të shpërndahen 3200 pako mish, respektivisht mbi 20 000 kilogramë mish.
Aksioni për shpërndarjen e mishit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në të gjitha myftinitë e BFI të RMV, i cili do të koordinohet drejt për drejt nga Reisul Ulemaja bashkë me myftinjtë, në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Po ashtu janë para që aksione të ngjashme, që bëjnë pjesë në “Karavanin humanitar”, të kryhen edhe gjatë muajit të bekuar të Ramazanit ku janë parapa të shpërndahen edhe produkte ushqimore dhe sanitare. https://www.facebook.com/283542399626/posts/10159541856039627/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raporti i ISHP-së: Më pak raste me KOVID-19 gjatë javës së kaluar

Story i radhës

LISTA/ Kush janë kandidatët për president të Serbisë dhe cili është qëndrimi i tyre për Kosovën

Të fundit nga