Raporte që “nxijnë” Shqipërinë, Bozdo: Raporte të tilla nuk bëjnë lajm, pasi konfirmojnë sëmundjen e këtij vendi

Gjigandi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut Amnesty International theksoi në raportin e vet vjetor për Gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Botë se shqetësimet për Shqipërinë lidhen me sulmet kundër medias, me dhunën me bazë gjinore dhe me ndërtimin e kampit të azilkërkuesve në Gjadër për llogari të politikës italiane.

Një raport ky që vjen pas atyre raporteve problematikë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Transparency International.

Lidhur me këto raporte që sa vijnë dhe nxijnë Shqipërinë sa i përket situatës së rëndë që po përjeton, anëtari i Kryesisë së selisë blu, Eno Bozdo i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” u shpreh i keqardhur pasi fatkeqësisht këto lloj raportesh negative për Shqipërinë sa vijnë dhe shtohen.

“Unë besoj se në raportet seriale të këtyre 5 viteve të fundit sidomos që përbëjnë një gur kilometrik të situatës dhe panoramës jo të mirë të vendit, janë me nota negative deri në kufijtë e pesimizmit tashmë.

Ky nuk është më lajm. Janë bërë këto raporte tashmë njësoj si fjala demokraci që përdoret aq shumë saqë nuk i thotë më asgjë njeriut.

Më vjen keq, por ka një mpirje të madhe të opinionit publik. Dhe debati i vërtetë është se çfarë duhet të bëjmë jo vetëm ne si opozitë, por edhe si shoqëri për të dalë nga kjo gjendje dhe kush është zgjidhja.

Pesimizmi ka kapluar një pjesë të mirë të shoqërisë, depresioni ka kapur një pjesë të saj, kjo demonstrohet me ikjet nga vendi në 2-3 vitet e fundit dhe sipas të dhënave jemi në më pak se 1.5 milionë banorë dhe INSTAT-i tani nuk ka ende guximin për të nxjerrë raportin e Censusit, të cilin e ka shtyrë deri në dhjetor.

Pra, jemi një shoqëri me plagë të rënda dhe raporte të tilla vetëm sa konfirmojnë atë që ne jemi të sëmurë.

Jemi përballë një mungese shprese që kërkon realisht një debat të madh”, theksoi ndër të tjera Eno Bozdo.

Story i mëparshëm

Freedom House: Korrupsioni dhe ndikimi politik në gjyqësor, shqetësime të vazhdueshme në Kosovë

Story i radhës

Prirja drejt ateizmit në SHBA

Të fundit nga