raphinha hansi flick me ndryshoi jeten 67dda825eec05

Raphinha: Hansi Flick më ndryshoi jetën

March 21, 2025
1 minut lexim

Ylli brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka treguar se vendimi i tij për të qëndruar në klub këtë sezon është ndikuar fuqishëm nga trajneri i ri, Hansi Flick.

Në një deklaratë të fundit, ai ka rrëfyer bisedën vendimtare që pati me gjermanin para fillimit të sezonit.

“Hansi Flick më ndryshoi jetën”, u shpreh Raphinha. “Ai më telefonoi dhe më kërkoi të vija në stërvitje para se të merrte një vendim, sepse donte të fliste me mua dhe më bëri të ndihem i rëndësishëm në planet e tij”.

Anësori brazilian, i cili është përfolur për një largim të mundshëm gjatë merkatos së verës, pranoi se kjo qasje e Flick ishte një pikë kyçe në vendimin e tij për të qëndruar në “Camp Nou”.

“Ky ishte momenti që ndryshoi gjithçka për mua. Fola me gruan time dhe i thashë: Nëse ky njeri është i drejtë dhe sheh përpjekjen që bëj në stërvitje, unë do ta bëj të më dëshirojë brenda një jave dhe nuk do të pendohet. Dhe mendoj se kisha të drejtë”, përfundoi Raphinha.

Barcelona është në një periudhë të rëndësishme të sezonit dhe Flick ka bërë disa ndryshime në skuadër, duke i dhënë besim lojtarëve si Raphinha.

Me këtë frymë të re, braziliani synon të tregojë më të mirën në fushë dhe të ndihmojë ekipin të rikthehet në krye të futbollit spanjoll dhe europian.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shqiptaret harxhojne 3 4 milione euro ne vit
Story i mëparshëm

Shqiptarët harxhojnë 3.4 milionë euro në vit Netflix

microsoft ka nje tastiere te re per video lojera ne windows 67dda917c4a53
Story i radhës

Microsoft ka një tastierë të re për video-lojëra në Windows

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë