peci me administraten trump ballkani do te orientohet perfundimisht nga perendimi 67df033e3c3d3

Peci: Me administratën Trump, Ballkani do të orientohet përfundimisht nga Perëndimi

March 22, 2025
1 minut lexim

Prishtinë, 22 mars – Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED),, Lulzim Peci, ka vlerësuar se administrata e Donald Trump mund të jetë faktor kyç në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Pecit, Ballkani po lëviz gjithnjë e më shumë drejt hemisferës perëndimore, një proces që mund të përshpejtohet nga qasja e politikës amerikane.

“Nuk po mendohet vetëm se si të dilet nga situatat e tanishme, edhe në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë atë të Brukselit dhe të Ohrit, por të bën edhe hapa vendimtar drejt marrëveshjes përfundimtare. Teorikisht po, praktikisht duhet të shohim, do të varet shumë edhe nga lëvizjet gjeopolitike në Evropë, të shohim edhe si do të shkojë procesi i Ukrainës. Unë sa arrij të lexojë politikën e administratës së Trumpit, po më duket që Ballkani do të kalojë përfundimisht në hemisferën perëndimore, edhe kjo ka gjasë të arrihet në marrëveshjen të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta bëjnë edhe me Rusinë për përfundimin e luftës në atë vend”.

“Letrat që i përmendte presidenti Trump do të jenë më të mira për Perëndimin për të bërë hapin vendimtar drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

tragjedia ne kocan klinika e semundjeve psikiatrike gati per ndihme 67df0301478df
Story i mëparshëm

Tragjedia në Koçan/Klinika e sëmundjeve psikiatrike gati për ndihmë

pas vlores pezullohen lundrimet edhe ne linjen durres bari per shkak te motit te keq ndalohen mjetet e vogla deri me 25 mars 67df08a4976a9
Story i radhës

Pas Vlorës pezullohen lundrimet edhe në linjën Durrës-Bari për shkak të motit të keq, ndalohen mjetet e vogla deri më 25 mars

Të fundit nga

ShkoLartë