Claudio Ranieri sheh shumë ngjashmëri në mes të skuadrës së tij sa ishte të Chelsea në fillim të epokës së Roman Abramovich dhe Monzas dhe beson se titulli i Serie është shumë i “hapur”, ku në garë për të janë edhe Lazio me Atalantën
Tekniku italian, fitues i Premier Ligës me Leicester City më 2016, ka komentuar garën për titull në Serie A, të cilën ai e sheh me gjashtë skuadrat e para në tabelë që kanë fituar 7 pikë secila.
“Do të jetë një sezon interesant, ashtu si kam parashikuar. Është mirë që t’i shikoni gjashtë skuadra atij, ku në to janë edhe Inter, Juventus dhe Fiorentina”, tha ranieri për La Gazzetta dello Sport.
“Gjithçka është e re për shkak së Botërori do të luhet në nëntor. Tani, ka shumë ndeshje. Klubeve do ju duhet një parasezon i ri pas Botërorit: një për ata të cilët kanë luajtur dhe një tjetër për ata që nuk kanë luajtur”, vazhdoi ai.
“Roma ka shpenzuar vetëm 7 milionë në Çelik këtë verë, por ka arritur që të sjell në skuadër shumë kampionë. Keq për lëndimin e Wijnaldum, por aty është Camara, pa harruar Belottin- një tip lojtari që adhurohet nga tifozët. Atij i pëlqen të vrapojë dhe jep më të mirë në fushë. Është lloji i lojtarit që duhet nga tifozët”.
Ranieri ka qenë trajner i shumicës së skuadrave të Serie A, përfshirë Interin, Juventusin, Firentinan dhe Romën.
“E njoh ambientin dhe pasionin e tifozëve. Keni kujdes nga Lazio, të cilët kanë pasur fillim të mirë, ashtu si Atalanta. Gara për Scudetto këtë vit do të këtë shumë skuadra”, tha ai.
Përfshirë edhe Romën?
“Natyrisht, më pëlqen Friedkins, ata punojnë shumë dhe pa zhurmë. Megjithatë, Roma nuk duhet ta nënvlerësojë Monzan të cilët kanë ndërtuar një skuadër të shkëlqyeshme”.
“Monza ma rikujton skuadrën time të Chelsea në fillimin e epokës së Abramovichit”, shtoi Ranieri.
“Ne e ndërtuam një skuadër gjatë tërë sezonit dhe na mori kohë që lojtarët e rinj të adaptohet. Por në fund përfunduam në vendin e dytë dhe arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ka dallime, por klubi i Berlusconit mund të ngjitet dhe ata bën punë të mirë që e rikonfirmuan trajner Giovanni Stroppa”.
Ranieri kaloi katër vite në drejtim të Chelsea, përfshirë një gjatë epokës së Roman Abramovich, të parin kur oligarku rusë e mori drejtimin e Bluve. I riu Jose Mourinho e zëvendësoi atë më 2004 pasi ranieri i fitoi 107 ndeshje nga 199 sa ishte në stolin e Chelsea.
Monza hyri në Serie A por ka humbur të tri ndeshjet e para të sezonit. Sonte ata luajnë kundër Romës në Olimpico..