​Rangers shkarkon trajnerin Giovanni van Bronckhorst

November 21, 2022
1 minut lexim

Skuadra skoceze Rangers, ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me trajnerin Giovanni van Bronckhorst.

47-vjeçari zëvendësoi Steven Gerrardin në nëntor të vitit 2021 dhe ai e drejtoi skuadrën drejt triumfit në Kupën Skoceze dhe finalen e Ligës së Evropës sezonin e kaluar.

Megjithatë, forma si në kompeticionet vendase ashtu edhe në ato europiane është shumë e dobët në këtë edicion dhe gjigantët e “Glasvegjisë” kanë vendosur të shkarkojnë holandezin nga detyrat e tij.

Skuadra e Van Bronckhorst regjistroi sezonin më të keq në fazën grupore të Champions League në fillim të këtij sezoni, duke përfunduar me zero pikë dhe një diferencë prej minus 22 golash.

Disfata 7-1 në shtëpi kundër Liverpoolit ishte humbja e tyre më e rëndë në Grupin A, ndërsa ata u mundën me lehtësi në ndeshjet në shtëpi dhe jashtë kundër Ajax-it dhe Napolit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vërshime të mëdha në Klinë, përmbyten restorantet në Volljakë

Story i radhës

Shkodra nën ujë, Berisha në zonat e përmbytura: Ka kërcënime serioze

Të fundit nga

ShkoLartë