Skuadra e njohur skoceze Rangers e eliminon Dortmundin nga garat evropiane.
Pak kush ka pritur se skuadra skoceze do të rrëzoi Dortmundin në të 16-ën e finales së Europa League.
Dortmundi barazoi si mysafirë me rezultat 2:2 me Rangers-in, por nuk i mjaftoi sepse i kushtoi shtrenjtë humbja (4:2) në konak të vetin në ballafaqimin e parë.
Për Rangers-in shënoi Tavernier (22′-nga penalltia e 57′) dhe për Dortmundin Bellingham (31′) e Malen (42′).
Dortmundi eliminohet me rezultat të përgjithshëm 6:4.