ramush haradinaj perkujton ilaz kodren ishte frymezim per bashkeluftetaret ne vijat e frontit 69f305cd9a26f

Ramush Haradinaj përkujton Ilaz Kodrën: Ishte frymëzim për bashkëluftëtarët në vijat e frontit

April 30, 2026
1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar sakrificën heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 27-vjetorin e përjetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Aleancës thotë se Kodra ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare, frymëzim për bashkëluftëtarët në vijat e frontit.

Dje i kujtuam me respekt dëshmorët Jakub Demaliaj e Bilall Mazrekaj, ndërsa sot përulemi me nderim para sakrificës heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 27-vjetorin e përjetësisë. Komandant Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare, frymëzim për bashkëluftëtarët në vijat e frontit. Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën kur ra heroikisht Luani dhe u plagos Rafet Rama”, ka shkruar Haradinaj.

Më 30 prill 1999, ai dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan me trimëri kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese serbe, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme komandant Ilaz Kodrës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, përfundon postimi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjermania ashperson denimet per krimet e renda mjedisore 69f304e9d23b7
Lajmi i mëparshëm

Gjermania ashpërson dënimet për krimet e rënda mjedisore

aksident ne bypass in orikum vlore makina merr para tufen e bagetive perfundon ne spital cobani 69f30650e27d9
Lajmi i radhës

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, përfundon në spital çobani

Të fundit nga

ShkoLartë