ramush haradinaj perkujton agron rrahmanin hero qe jeten ia kushtoi lirise se atdheut 6a02d7cb9f28a

Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia kushtoi lirisë së atdheut

May 12, 2026
1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Agron Rrahmanin në përvjetorin e rënies së tij heroike.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Aleancës thotë se Rrahmani jetën e tij ia kushtoi lirisë së atdheut dhe mbeti përjetësisht simbol i sakrificës dhe atdhedashurisë.

“Më 12 maj 1998, pushkët e luftëtarëve të lirisë kumbuan në Anadrini. Betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin dhe Malësi të Vogël shënuan një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut. Jo rastësisht, 12 Maji shënohet si Dita e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai përkujtoi edhe Milaim Krasniqin, Elmi Morinën e Bedrush Gashin.

“Atë ditë ranë heroikisht Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina. Një vit më pas, ra dëshmor edhe një nga luftëtarët më të dalluar të Anadrinisë, Bedrush Gashi. Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës ndër breza”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump i nenshtrohet kontrollit vjetor mjekesor pak para ditelindjes se 80 6a02d6e884ac4
Lajmi i mëparshëm

Trump i nënshtrohet kontrollit vjetor mjekësor, pak para ditëlindjes së 80

vlora serish nen regjimin e krizes se ujit defekti i rende regjistrohet ne rrjetin kryesor te ujesjellesit 6a02d830129ea
Lajmi i radhës

Vlora sërish nën regjimin e krizës së ujit, defekti i rëndë regjistrohet në rrjetin kryesor të ujësjellësit

Të fundit nga

Kaos financiar në Gjykatën e Kumanovës

Enti Shtetëror për Revizion ka publikuar raportin për revizionin e raporteve financiare dhe revizionin e pajtueshmërisë në Gjykata Themelore Kumanovë, ku janë konstatuar një sërë dobësish dhe parregullsish në menaxhimin financiar, evidencën e
ShkoLartë