“Albin Kurtin nuk dua ta rrëzoj, se po të dua sot e rrëzoj” deklaroi këtyre ditëve Ramush Haradinaj.
Nisja e takimeve me qytetarët e Kosovës që tashmë Ramush Haradinaj e filloi fundin do ta ketë si përralla “Dhelpra e rrushi”, dhe me siguri që si dhelpra edhe Ramushi , në pamundësi të arrijë te rrushi, do ta ngushëllojë veten duke thënë , “nuk më pëqen posti i presidentit, se është si rrushi i thartë”.
Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së më 7 shtator 2022, nisi takimet pë bashkëbisedim me qytetarët duke filluar nga Prizreni, ndwrsa me 14 shtator mbajti takim nw Feriisa.
Siç shkruan Ramush Haradinaj në Facebbok, në këto takime me qytetarët ka biseduar për qeverisjen e Qeverisë së Albin Kurtit, për problemet ekonomike me të cilat ballafaqohet vendi, për çmimet, krizën energjetike, dialogun me Serbinë etj. Kur bisedojmë bashkë jemi më afër njëri-tjetrit, rrjedhimisht më afër zgjidhjeve për to, kur jem bashkw jemi më të forte”, thotë Haradinaj.
Ramush Haradinaj harron t’ia kujtojë vetes, partisë së tij dhe qytetarëve të Kosovës, se Qeveria e Albin Kurtit është qeveria më e pastër e më e pakorruptuar që ka patur Kosova derisot.
Harron se Qeveria e Albin Kurtit nga qeveritë e derisotme, trashëgoi një Kosovë të katandisur nga vëllavrasjet për pushtet, të katandisur ekonomikisht nga hajnia, korrupsioni dhe pasurimi i jashtëligjshëm i ish komandantëve që u bënë milionerë të pasluftës ku bën pjesë edhe vetë Ramush Haradinaj.
Qeveria e Albin Kurtit trashëgoi një Kosovë të kapur nga krimi dhe sekserët e krimit në të gjitha institucionet pa përjashtim.
Ramush Haradinaj harron se problemet ekonomike me të cilat sot po ballafaqohet Kosova janë të trashëguara nga qeveritë e derisotme, sepse ekonomia e një shteti nuk mund të mëkambet për 16 muaj qeverisje sa është në qeverisje Albin kurti dhe Qeveria e tij.
Ramush Haradinaj e din mirë se ngritja e çmimeve ka ndodhur dhe i ka lëkundur edhe ekonomitë më të zhvilluara në botë, për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Ramush Haradinaj e din mirë se kriza energetike është vështirësuar në tërë botën për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, e para, dhe e dyta investimet pë ndërtimin e kapaciteteve të energjisë elektrike është dashur t’i realizojnë qeveritë e derisotme, e jo të fajësohet Qeveria e Albin Kurtit.
Ramush Haradinaj e din shumë mirë ecurinë dhjetëvjeçare të dialogut Kosovë-Serbi, dëmet që ia shkaktuan Kosovës në këtë dialog tradhtarët Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edita tahiri, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, disa edhe krekoseshin duke u fotografuar me pro serbin Richard Grenellin.
Ramush Haradinaj e din shumë mirë pse gjersa ishte kryeministër i Kosovës nuk kishte aftësi e guxim ta merr timonin e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.
Ramush Haradinaj para se të bashkëbisedojë dhe t’i manipulojë qytetarët për çështjet e sipërtheksuara, duhet t’ua spjegojë qytetarëve si u bë milioner i pasluftës.
Pse nuk e paditi Serbinë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin që Serbia kriminale e kru në Kosovë në vitet 1998/99.
Pse nuk i paditi kriminelët e Serbisë për vrasjen e masakrimin e mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.
Pse nuk i paditi kriminelët e Serbisë për dhunimin shtazarak që ua bënë 20 mijë motrave tona të pafajshme shqiptare.
Pse nuk ngulmoi të kërkojë nga faktorët ndërkombëtare zbardhjen e fatit të 1643 shqiptarëve të pafajshëm që Serbia kriminale i rrëmbeu me forcë në Kosovë.
Ramush Haradinaj duhet t’u spjegojë qytetarëve të Kosovës, pse në kohën kur ishte Kryeministër i Kosovës, ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.
Ramush Haradinaj duhet t’ua spjegojë qytetarëve të Kosovës, pse akuzohet edhe në Raportin e inteligjencës amerikanë të KFOR-it dhe të NATO-s, si edhe në raportin e Freedom House për lidhjet dhe bashkëpunimin e tij me kapobandat serbe të krimit të nivelit të lartë dhe të kontrabandës në Veri të Kosovës.
Duhet t’u spjegojë qytetarëve të Kosovës si pjesëmarrës në fryerjen e listës së veteranëve të rrejshëm të Kosovës.
Duhet t’u spjegojë qytetarëve të Kosovës për frikën që e ka e kapluar se pas kryerjes së reformës në drejtësi, prokurori dhe gjyqësi dhe pas Vetingut, me siguri që do të dalë para ligjit për keqpërdorimet, keqqeverisjen dhe pasurimin e jashtëligjshëm të tij.
Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, duke reaguar ndaj këkesave të shpeshta të Ramush Haradinajt drejtuar Albin Kurtit që të largohet nga posti i kryeminiatrit, i përgjigjet, se “ A duhet Ramush Haradinaj të largohet nga poilitika dhe të burgoset për vrasjen e familjarëve Musaj në Strellc, vrasje që ndodhën pas luftës në Kosovë.
A duhet Ramush Haradinaj me dhanë dorëheqje për uzurpim të tokave shtetërore, për korrupsion, për tradhti kombëtrare dhe bashkëpunim me armikun, konkretisht me Millan Radojçiqin që është vrasësi i Oliver Ivanoviqit”.
Ramush Haradinaj me tërë këto akuza mbi shpinë tani është duke e imituar Sali Berishën e Shqipërisë, duke organizuar takime me qytetarët.
Sali Berisha këto takime me qytetarët i organizoi dhe i mbajti, i motivuar për t’iu kundërvënë shpalljes së tij “Persona non grata” nga SHBA-të, si edhe për bojkotimin e tij nga Lulzim Basha ish kryetar i PD-së.
Ramaush Haradinaj, me sa duket në këto takime me qytetarët ka për qëllim rrëzimin e Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, që më pastaj në koalicion me LDK-në apo PDK-së, të bëhet edhe president i Kosovës, me të vetmen shpresë ta shpëtojë pasurinë e jashtëligjshëme dhe ta shpëtojë veten para ligjit, gjë që në rrethanat aktuale është e pamundur, dhe kjo domosdo Ramush Haradinajn do ta vë në rolin e dhelprës, e cila në pamundësi që të arrijë te rrushi në pjergull dhe ta shijojë ëmbësinë e rrushit, do ta ngushëllojë veten duke thënë se “rrushi është i thartë”.