Ish-zëvendëskryeministri dhe afaristi i njohur Ramiz Kelmendi ka komentuar gjendjen aktuale në veri të vendit, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se ato barrikada të vendosura nga serbët, nuk hiqen, as nuk mbrohet territorri me fishekët e facebook-ut.
Sipas tij, pa SHBA-në nuk ka asgjë.
Kelmendi shkruan se ‘Prezenca e KOR-it është shumë me rëndësi dhe bashkëpunimi me ta është jetik, por duhet kuptuar se KFOR-i është forcë e Armatosur e cila ka detyrat e veta të përcaktuara, që meqenëse është forcë shumëkombëshe-NATO, ka edhe devijime nga kryerja e detyrave të caktuara. Por, mbi të gjitha është SHBA-ja dhe politikat e saj rajonale aty, e që fal’ kësaj shihet qartazi nëse duhet implementuar diçka atëherë edhe janë Forcat e SHBA-së ato që zbatojnë me përpikëri detyrat’.
Postimi i tij i plotë:
Barrikadat nuk hiqen e as tërësia territoriale nuk mbrohet me fishekët e facebook-ut – Pa SHBA nuk ka asgjë!
POLITIKA ËSHTË VIRTYT PËR t’JA DITUR EDHE HALLIN VETES
Prezenca e KOR-it është shumë me rëndësi dhe bashkëpunimi me ta është jetik, por duhet kuptuar se KFOR-i është forcë e Armatosur e cila ka detyrat e veta të përcaktuara, që meqenëse është forcë shumëkombëshe-NATO, ka edhe devijime nga kryerja e detyrave të caktuara. Por, mbi të gjitha është SHBA-ja dhe politikat e saj rajonale aty, e që fal’ kësaj shihet qartazi nëse duhet implementuar diçka atëherë edhe janë Forcat e SHBA-së ato që zbatojnë me përpikëri detyrat.
Çka janë detyrat e KFOR-it:
-Ruajtja e Kufinjëve të jashtëm
-Rujatja e qetësisë Ndëretnike
-Qetësisë së brenshme dhe sistemit Juridiko Ekonomik
Duke i parë detyrat e KFOR-it , ne jemi tani për tani në dy pikat e para. Siguria e Jashtme dhe Siguria Ndëretnike dhe këtu ndërlidhet edhe gjendja e Barrikadave. Askund në botë nuk ka të vendosesh barrikada për ta mbrojtur qytetarin e pa rrezikuar, veç në Kosovë dhe ate në very.
Kur sheh këtë hap, lind pyetja se a mos ka ndonjë kurth politik ndaj Institucioneve tona? Unë mendoj se ka dhe janë ndër më të rrezikshmet gjerë më tani.
Ku është kurthi i rradhës? Është se barrikadat po vështirësojnë jetën e qytetarëve të tyre në veçanti -ata e dijnë se nuk ka rrezik nga kjo botë demokratike, por nëse niset ndonjë iniciativë e drejtë ligjore, njerëzore nga ana e policisë, atëherë mundë të lindë një sulmë (sigurisht nga bandat e kombinuara me rus) që obligon KFOR-in të vendoset në mes. Pra të na ndajë nga sulmet e mundshme dhe kjo pastaj nxit misionin që vet serbët të largojnë barrikadat në emër të asaj se tani ka përfunduar rreziku nga policët, apo rreziku inekzistent.
Por, në asnjë mënyrë nuk duhet vepruar pa pëlqimin e politikës së SHBA-ve, sepse u etiketuan si barrikada të arsyeshme dhe kjo po e pamundëson KFOR-in për ekzekutim detyrash. Prandaj, edhe deklaratat e Liderëve Ndërmjetësues janë tani në anën që po theksojnë (për ne duket, apo është e gabuar) dhe këtu duhet kuptuar se zgjidhja është në Ëashington dhe aty duhet vepruar me mençuri, edhe pse e kemi të njohur se rruga është mbyllur për Institucionet tona.
Duke parë se rruga është mbyllur për institucione, duhet që çdo shqiptaro-amerikan dhe çdo amerikan të ndikojë që të mund të ndryshojnë qëndrimet që kanë tani për tani. Poashtu duhet të gjithë facebook-shkruarësit të kenë parasysh se barrikadat nuk hiqen dhe tërësia territoriale nuk mbrohet me fishekët e facebook-ut por me poltikë dhe tryezë.
Puna për Kosovën është e përhershme, pandërprerë dhe me zgjuarsi.
Ramiz Kelmendi