rame lahaj me shaka hapi kandidaturen si president i pavarur 6a88049c72fb0

Ramë Lahaj me shaka: Hapi kandidaturën si president i pavarur

August 21, 2026
1 minut lexim

Në një kohë kur politika në Kosovë po përpiqet të gjejë një kandidat konsensual për president, tenori i njohur Ramë Lahaj ka zgjedhur ta komentojë situatën në një mënyrë krejt ndryshe.

Lahaj ka publikuar një fotografi të vjetër nga Kuvendi i Kosovës, ku shihet ulur në karrigen e kryetarit, duke shkruar me ironi: “Hapi kandidaturën si president i pavarur”.

Por batuta nuk u ndal me kaq.

Tenori vazhdoi me humor: “Neve Rugovasve na shkon kryetarallaku”.

Ai shtoi se një nga ‘të këqijat’ e rugovasve është se u duhen rreth dy dekada për t’u kuptuar.

Postimi i Lahajt vjen në një moment kur zgjedhja e presidentit të ardhshëm është kthyer në një nga çështjet kryesore të skenës politike në Kosovë.

Megjithatë, nga mënyra e shkrimit dhe përdorimi i fotografisë së vjetër, duket qartë se bëhet fjalë për një batutë politike, e jo për një kandidaturë reale.

Lahaj është një nga tenorët shqiptarë më të njohur ndërkombëtarisht dhe themelues i ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’, duke e bërë kështu një nga figurat më të njohura të Kosovës në skenën e operës botërore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfshihet nga zjarri nje ndertese ne zvicer digjet plotesisht pese persona te zhdukur dhe tete te plagosur 6a8803d7766d5
Lajmi i mëparshëm

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Zvicër, “digjet plotësisht”! Pesë persona të zhdukur dhe tetë të plagosur

standard i dyfishte mickoski ne shkup kerkonte respektimin e ligjit ne shqiperi ne prezence te tij nuk u ekzekutua himni shqiptar 6a88088d4b5b2
Lajmi i radhës

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë