Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, të martën më 29.03.2022, Bashkësia Fetare Islame e RMV filloi aksionin e shpërndarjes së ndihmave humanitare “Karavanin humanitar” për skamnorët, jetimët dhe nevojtarët në tërë teritorin e Maqedonisë së Veriut.
Morali i bamirësisë është bazë e besimit dhe plotësimit të tij. Islami u bën thirrje ithtarëve të vet që të arrijnë me duart e hapura dhe të japin lëmoshë si një mënyrë jetese. Pejgamberi s.a.v.s. është lutur:
“O Zoti im! Më bën që të bëjë punë të mira, të cilat më ofrojnë pranë Teje.”
Bazuar në këto parime të bamirësisë dhe humanitetit, Bashkësia Fetare Islame e RMV tradicionalisht ka dëshmuar se akti i bamirësisë dhe humanitetit është cilësia më e përkryer që e dallon njeriun prej krijesave të tjera, ashtu siç e dallon këtë institucion, duke e ngritur në nivelin më të lartë të humanitetit dhe devotshmërisë.
“Cilësitë si, humaniteti, bamirësia dhe bujaria dhe të gjitha aktet humane që bëhen për hir të Allahut Fuqiplotë, janë predispozita që e shtyjnë Bashkësinë Fetare Islame të RMV që vazhdimisht, përpos organizimit të jetës fetare në vend e jashtë, të jetë çdo ditë pranë atyre që kanë nevojë” ishte mesazhi i Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili e përshëndeti fillimin e aksionit dhe apeloi që ai të realizohet me përpikshmëri.
Aksioni “Karavani humanitar” në formë solemne filloi nga Selia e Rijasetit të BFI e RMV, të cilën e nisi Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Kryetari i OH Hilal Mr. Fadil ef. Ramadani, Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini, së bashku me operativat e Rijasetit dhe Myftinisë së Shkupit, ku gjatë aksionit janë parapa të shpërndahen 3200 pako mish, respektivisht mbi 20 000 kilogramë mish.
Aksioni për shpërndarjen e mishit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në të gjitha myftinitë e BFI të RMV, i cili do të koordinohet drejt për drejt nga Reisul Ulemaja bashkë me myftinjtë, në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Po ashtu janë para që aksione të ngjashme, që bëjnë pjesë në “Karavanin humanitar”, të kryhen edhe gjatë muajit të bekuar të Ramazanit ku janë parapa të shpërndahen edhe produkte ushqimore dhe sanitare. https://www.facebook.com/283542399626/posts/10159541856039627/

Ramazani 2022, BFI filloi karvanin himanitarë

- Presidentja Osmani feston ditëlindjen, falënderon për urimet
- Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
- Stuhi të forta në SHBA-në qendrore/ Nga moti i keq humbën jetën 21 persona, dëme të shumta materiale
- Dhjetë veturat më të mira për t’i blerë në 2025, sipas ChatGPT
Të fundit nga

Presidentja Osmani feston ditëlindjen, falënderon për urimet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 43-të. Ajo ka publikuar një fotografi bashkë me familjen e saj, ku ka falënderuar të gjithë për urimet. “Faleminderit të gjithëve

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për gjendjen e rënduar me mbeturina në kryeqytet, duke e akuzuar këtë të

Stuhi të forta në SHBA-në qendrore/ Nga moti i keq humbën jetën 21 persona, dëme të shumta materiale
Një gjendje stuhish të forta përfshiu SHBA-në qendrore, duke vrarë të paktën 21 persona në Kentucky dhe Missouri. Moti i keq që përfshiu Midëest dhe Jugun e Amerikës ka lënë të paktën

Dhjetë veturat më të mira për t’i blerë në 2025, sipas ChatGPT
Me kaq shumë modele të reja veturash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji më të zgjuar, zbulimi i veturës më të mirë për të blerë në 2025 mund të

FC Kosova fiton top derbin me një finish për infarkt në Gjermani, në prag të historisë – hyrjes në Oberliga
FC Kosova Düsseldorf buzëqesh në kohën e duhur! Kosova me president Bujar Nezirin sot ka treguar lojë të madh duke fituar derbin e madh me rivalin direkt për vend të dytë, me