E lexova me kujdes shkrimin e veprimtarit shqiptar në Amerikë,Ramazan Bekteshi,,Fjalët rrënqethëse…,,për vizitën e tij në Kosovë dhe,tashti kthimi matan detit(term i De Radës,-v.j.).
Në shkrimin e tij R.Bekteshi,me emocione flet për Kosovën,që,sipas tij e paskësh lënë në duart e sigurta,por Shqipërinë si në kohën e Zogut(sic!).Tutje,veprimtari i lindur në Kërçovë e përmend Maqedoninë e Veriut,por nuk e thotë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike,kur e kur,ende ka mbetur në amrgjinat e politikës së ditës(sic!).Mbase veprimtari ynë nga Amerika e di fare mirë se populli shqiptar,sipas aktit më të lartë juridik të Kushtetutës ka mbetur veçse pakicë kombëtare me shenjën e ,,barazisë,,(sic!)me pakicat tjera dhe,gjuha shqipe si shenjë dalluese e identitetit kombëtar (ende)nuk është bër zyrtare(sic!).
Ka ardhur koha,që bota e supërstrukturës së dijes intelektuale (shqiptare)kur shkruajnë dhe flasin,duhen të jenë më të hapur për çështjen shqiptare,sidomos nga hapësira entike në RVM-së që,ka mbetur në amrgjinat politike të klasës politike shqiptare,ndonëse shteti i Bullgarisë pakicën bullgare e bëri pjesë të Kushtetutës
(lexo:shtetformues,-v.j.)ndërsa shqiptarët mbetën veçse pakicë kombëtare qysh nga vitet 1945 e deri më sot(sic!).
Ramazan Bekteshi,e parapelqeva shkrimin me motive të mërgimit dhe brenda tij Kosova,Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut,kësaj të fundit është dashtë ,,lapsi poetik,,të jetë më i fortë,ndonëse të takon në krye të herës më zërin e arsyes:Çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në RMV-së.
Fjalët rrënqethëse…Ramazan Bekteshi për atdheun dhe,siç thotë fjala e popullit:me qajtë për atdheun dhe kombin nuk është turp(!).Mërgimtarët në Amerikë për një shekull ishin një zë u fuqishëm për lirinë e Kosovës dhe për ndryshimet demokratike në Shqipërinë tonë!
Fjalët rrënqethëse…e lanë një porosi për atdheun…!
Prishtinë,më 14 shtator 2022