Sot me fillim në orën 16:00 në Stadiumin e Qytetit në Kavadar kuqezinjtë ndaj ekipit të Tikveshit do të zhvillojnë ndeshjen e xhiros së pestë të LPFMV-së.
Pas disfatës në xhiron paraprake, kuqezinjtë do të futen në fushën e gjelbër me të vetmin synim rikthimin te fitoret dhe marrjen e tre pikëve.
Hera e fundit që kuqezinjtë u përballën me Tikveshin ishte ndeshja e muajit mars të këtij viti, kur Shkëndija në Stadiumin e Qytetit në Tetovë fitoi me rezultatin 2:1, me golat që asokohe i shënuan Dorievi dhe Nafiu.
Shkëndija dhe Tikveshi në kuadër të ligës së parë gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 7 ndeshje, nga të cilat kuqezinjtë kanë shënuar 3 fitore, Tikveshi ka 1 fitore, ndërsa 3 përballje kanë përfunduar me barazim.
Detajet e ndeshjes:
E mërkurë, 31 gusht
Liga e Parë, xhiroja e pestë
Stadiumi i Qytetit në Kavadar
Tikvesh 16:00 |
Reshat Ramadani, tha: “Patjetër e kemi të rikthehemi fuqishëm te fitoret, pas atij rezultati negativ në ndeshjen e fundit. Nuk kemi asnjë alternativë tjetër përpos tre pikëve. Kjo posaçërisht kur të kemi parasysh se me fitore do të rikthehet edhe vetëbesimi te skuadra, e më pastaj të marrim të gjitha ndeshjet një nga një dhe të regjistrojmë seri më të gjatë të fitoreve”.
Arbitër kryesor i takimit do të jetë Jovan Kaçevski nga Struga, do t’i ndihmojnë Kushtrim Lika dhe Zoran Jankullovski, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Marjan Stojanovski.
Të rejat në skuadër:
Për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në xhiron paraprake, Klisman Cake mbetet i pezulluar për këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët tjerë do të jenë në dispozicion të trajnerit Shaqiri.
Kundërshtari:
Tikvesh
Ecuria: Sezonin e kaluar Tikveshi luajti ndeshjen e balotazhit për mbetje në Ligën e Parë dhe triumfoi ndaj ekipit të Voskës me rezultatin 4:1, me çka e siguroi vendin për pjesëmarrje në Ligën e Parë. Këtë sezon garues në tre ndeshje ka regjistruar 1 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim. Në ndeshjen e fundit në cilësinë e mysafirit pësoi disfatë nga Rabotniçki me rezultatin 2:0.