Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Ramadani: Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D, do ta lehtësojë dhe përshpejtojë dukshëm qarkullimin e mallrave dhe njerëzve – Gazeta.mk

Ramadani: Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D, do ta lehtësojë dhe përshpejtojë dukshëm qarkullimin e mallrave dhe njerëzve

min lexim

Një ndër parakushtet e zhvillimit ekonomik të një vendi është posedimi i infrastrukturës moderne, andaj miratimi i kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D nga ana e Qeverisë paraqet lajm të mirë. Kështu vlerëson në një prononcim për Indeks.mk, eksperti ekonomik Veland Ramadani, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).

“Pesha e këtyre korridoreve është edhe më e madhe kur kemi parasysh se për nga natyra janë trans-evropiane, se mundësojnë lidhjen indirkete të vendit me më së paky dy detra dhe kështu e bëjnë vendin edhe më atraktiv si urë lidhëse mes shteteve të Azisë Perëndimore dhe Qendrore dhe shteteve të Evropës. Për bindjen time, ndërtimi i këtyre korridoreve do të lehtësojë dhe përshpejtojë dukshëm qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, do të reduktojë në masë të madhe shpenzimet e kompanive për transportimin e tyre dhe, për mua që është edhe më me rëndësi, do të krijojë mundësi shtesë për krijimin e bizneseve komplementare përgjatë këtyre korridoreve që do t’u ofrojë afaristëve tanë përfitime shtesë. Ajo që do të duhej të kihet në konsideratë, Qeveria të jetë më serioze në realizimin praktik të këtyre investimeve kapitale, të mos tejzgjaten procedurat dhe procesi i ndërtimit, e aq më tepër, mos të ndodh të ngelin, siç edhe ka ditur të ndodh, vetëm projekte atratktive”, deklaroi Ramadani për Indeks.mk

Projekti i ndërtimit të Korridori 8 dhe 10D, 110 kilometrave autostradë do të kushtojë 1.3 miliardë euro, ose 2 milionë euro për kilometër, që është brenda mesatares së ndërtimit të autostradës.

Story i mëparshëm

Feraj: Ndoshta një Zot e kupton Memli Krasniqin, por asnjë njeri mbi rruzullin tokësor

Story i radhës

Luizit i dërgojnë dron me numrin e ndjekësve në Instagram dhe shikimeve në TikTok

Të fundit nga