Ramadani: Kemi bërë mirë, u munduam të luftojmë me gjigantë

min lexim

Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani, është ndarë i kënaqur me performancën në Kampionat Evropian pavarësisht eliminimit.

“Ne e filluam shumë mirë ndeshjen pastaj e pësuam golin, por në pjesën e dytë e morëm veten dhe patëm shumë shanse që do të rezultonin në të paktën një gol”, ka thënë Ramadani.

Ky grup ishte më i vështiri, dhe mendoj se e kemi bërë maksimumin, jemi munduar të luftonim me gjigantë që luftojnë për kupën e botës ose semifinalista”.

“Mendoj që kemi bërë mirë, por nuk mjaftoi fatkeqësisht, më vjen keq që i dëshpëruam tifozët sot, dhe dua t’i falënderoj të gjithë anë e mbanë botës që kanë ardhë me na shiku, kanë treguar respekt, kanë treguar çfarë janë shqiptarët, se çfarë munden të bëjnë dhe si na mbështesin në këto vende. Jam i kënaqur me veten, edhe trajneri më tha që ke bërë një turne të mirë, por nuk mjafton sepse doja t’i kualifikoja. Nuk dihet akoma, njëherë ikim në pushime”.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Një “XR” blihet 118 dollarë më lirë në Kinë, ja arsyeja që Apple” ul çmimet e “iPhone”-ve

Story i radhës

Astrit Haraqija tregon se si u mundua ta sjellë Januzajn te Shqipëria: I kish bo do kerre, do pare, ke t’u na hongër

Të fundit nga