ramadani kam 12 vite i ikur nga shtepia ja cfare i thashe babait 64e883c719651

Ramadani: Kam 12 vite i ikur nga shtëpia, ja çfarë i thashë babait

August 25, 2023
1 minut lexim

Ylber Ramadani nuk mundi të refuzonte mundësinë për të luajtur në Serinë A, sepse ishte ambicia e tij më e madhe.

Mesfushori i Kombëtares u transferua në fillim të muajit nga Aberdini në Skoci te Lecce.

Në një intervistë së fundmi për “Daily Record”, Ramadani tregoi se e ka pasur ëndërr të fëmijërisë të luajë në një nga ligat më të forta europiane, gjë që tani është bërë realitet.

Që i vogël ai ka ëndërruar të kalojë në kampionatin italian, teksa mundësia i erdhi këtë verë.

Ramadani tregon bisedën që ka bërë me drejtuesit e klubit të Aberdinit, të cilët nuk kishin edhe shumë dëshirë për ta larguar, pasi mesfushori ishte një nga pikat kyçe të ekipit.

“Është një hap i madh për mua dhe më është dashur ta bëj.

Kur isha fëmijë, gjithmonë ëndërroja të luaja në një nga ligat më të mira në botë. Seria A është liga e dytë më e mirë në botë dhe për mua ishte një ëndërr e realizuar.

I thashë babait se kam 12 vjet që jam larguar nga shtëpia dhe gjithmonë i kam thënë se do t’ia dalim.

Kështu që kur erdhi rasti, më duhej t’u thosha drejtuesve të klubit se duhet të lëviz, sepse kjo është ëndrra ime, që të luaj në Serinë A. Duhet të falënderoj të gjithë, klubin e Aberdinit, sepse më dhanë këtë mundësi dhe e lejuan që ky transferim të kryhej”, tha Ramadani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

qmk te gjitha zjarret e djeshme jane shuar 64e8825a06779
Story i mëparshëm

QMK: Të gjitha zjarret e djeshme janë shuar

kovacevski be eshte alternativa e vetme per te ardhmen e vendit 64e884f36268d
Story i radhës

Kovaçevski: BE është alternativa e vetme për të ardhmen e vendit

Të fundit nga

Mexhiti nga Uashingtoni: E pluribus unum!

13 Uashington, 21 janar – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti është shprehur se, me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike, pa korrupsion dhe të zhvilluar ekonomikisht.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë