Ramadani i bindur se Sveçla “iku nga rafalet e armës afër barkës” në Ujman

1 minut lexim

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla i ka mohuar pretendimet e Ramadanit se ai ishte gjuajtur me armë gjatë një qëndrimi të tij në Ujman në fillim të korrikut.

Por, Ramadani ka insistuar se ka ndodhur gjuajtja me AK-47 teksa Sveçla ishte në një barkë së bashku me disa policë.

Besoj se ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie”, ka shkruar Ramadani, teksa ka theksuar se nuk e ka fabrikuar këtë ngjarje siç e akuzoi ministri Sveçla.

“Sidoqoftë, nuk besoj që ndonjëherë në jetë kam fabrikuar gjë”, ka shkruar më tej ish-kryeinspektori i AKI-së.

Story i mëparshëm

Çka duhet të dish për Luanin, yllin e horoskopit?

Story i radhës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Besnik Hoxha

Të fundit nga