Kryeministri Edi Rama ka uruar Benjamin Netanyahu për mandatin e tij të gjashtë si kryeministër i Izraelit, 18 muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, kreu i qeverisë shkruan se pret që Netanyahu të mbajë premtimin për të vizituar Shqipërinë.
“Urime Bibi @netanyahu në mandatin tuaj të 6-të si udhëheqës i Izraelit.
Shpresoj shumë që mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën! Dhe uroj që më në fund të mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar Rama.