Ish-ylli i Real Madridit flet për Mbappen: Presidenti i Francës nuk mund të tregoj se ku të shkosh e ku jo

Kylian Mbappe e rinovoi këtë verë kontratën e tij me Paris Saint-Germain, por ish-lojtari i Real Madridit, Jese tha se ylli francez kishte pasur presion për ta marrë vendimin.

Për një kohë të gjatë Mbappe vazhdimisht ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi, por ia mbylli derën të ardhmes në “Santiago Bernabeu” këtë verë kur e refuzoi transferimin te kampioni aktual evropian.

Ish-lojtari i Real Madridit, Jese tani ka thënë se Mbappe nuk dëshironte të nënshkruante kontratën e re me PSG-në, sidoqoftë, në një intervistë me “AS” ai insistoi se Mbappe kishte ndjerë presion personal për të luajtur për kampionin francez.

“Unë e kisha të qartë sepse ai më tha. Ai më tha dhe unë u them më shumë njerëzve, neve që flisnim spanjisht. Mendoj se ishte më shumë presion personal sesa profesional. Të gjithë lojtarët marrin vendime, ata mund të gabojnë ose ta pranojnë vendimin”, tha Jese.

“Por, njerëzit nuk mund të ndërhyjnë. Për shembull, presidenti i Francës nuk mund të thotë ty të mos shkosh aty, ose duhet të qëndrosh. Për mendimin tim, ai ndjente më shumë presion personal se sa profesional për të marrë vendimin”, shtoi më tej Jese.

Para se të nënshkruante rinovimin e kontratës, Mbappe mori një telefonatë nga presidenti francez Emmanuel Macron për ta inkurajuar atë të qëndronte në Paris.

Që atëherë, spekulimet nuk kanë të ndalur për Mbappen që dëshiron të largohet, me francezin që supozohet se i kishte thënë klubit që dëshironte të largohej qysh në muajin tetor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Në Gjermani, numri i duhanpirësve të rinj është rritur ndjeshëm

Story i radhës

Rama uron kryeministrin izraelit: Shpresoj ta mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë

Të fundit nga