Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ish-kongresistin Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi nga Liga Qytetare Shqiptarë-Amerikane, me ç’rast ai ju ka ndarë edhe “Çelësin e Qytetit” në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tyre të për Kosovën.
Kryetari Rama u shpreh mirënjohës dhe admirues ndaj punës së DioGuardit dhe të shoqes së tij, Shirley gjersa u dorëzoi çelësin e qytetit.
Ai duke ju referuar Joe, tha se përkushtimi i tij i pa reshtur për të drejtën e Kosovës ka qenë mbresëlënës, kështu duke rritur vetëdijen për padrejtësinë mizore që kanë përjetuar kosovarët gjatë kohës së Millosheviçit.
“Përshëndetje të gjithëve. Ndjenjë e mrekullueshme të jemi sot këtu. I nderuar kongresmen DioGuardi, sot zemrat na rrahin si një e vetme që ia kanë kushtuar veten një kuzeje më të madhe se jeta vetë. I dashur Joe, vëlla i gjakut tonë shqiptar, rrugëtimi yt, përkushtimi dhe pasioni yt i pareshtur është mbresëlënës. Ju e keni rritur vetëdijen për padrejtësinë mizore që kemi përjetuar ne këtu gjatë kohës së Millosheviçit. Prezenca juaj në platformën botërore gjatë luftës në Kosovë janë testament i rezistencës suaj. Sot duke ju dhuruar “Çelësin e Qytetit” tregojmë se avokimi juaj ka qenë një zë, veprim e diplomaci që e kanë formësuar historinë.
“I dashur Joe, prejardhja jote shqiptare flet se gjaku nuk bëhet ujë siç themi ne në shqip. Përkushtimi yt ka folur për lobimin tuaj për drejtësi. Çdo e keqe e ka edhe një të mirë. Është nderi im personal që si adhurues i juaj i zjarrtë që të ju prezantoj këtë simbol me duart e mia. Dyert e qytetit janë të hapura për ju gjithmonë ashtu siç kanë qenë dhe mbeten zemrat e juaja ndaj neve. Rrugëtimi juaj nuk është vetëm i juaji por i çdo shqiptari që e ka ndjerë e parë këtë rrugëtim. Me admirimin më të madh ju falënderojmë nga zemra Joe dhe Shirely”, u shpreh Rama.
Joe DioGuardi tha se janë njerëzit ata që e kanë shtyrë të bëjë punën që ka bërë dhe që vazhdon të bëjë, jo paraja ose pushteti.
Ai theksoi se rrënjët e tij kanë qenë dhe mbeten shumë të rëndësishme për të.
Joe DioGuardi shtoi se tani fokusi duhet të jetë një komb shqiptar i fortë, ndonëse më parë thotë se kemi punuar për një Kosovë të pavarur.
“Jo paraja, jo pushteti, njerëzit që duan të inspirohen më kanë inspiruar e tërhequr gjithmonë. Kemi jetuar me nënën e babait tim në Bronx dhe di disa fjalë shqip. Prindërit e mi ishin të mençur, kanë dashur që unë të dija anglisht në mënyrë perfekte që unë ta përdorja atë zë për popullin shqiptar. Ky është vetëm fillimi. Jam nga Neë York-u, ne flasim shpejt. Por unë u shkollova. Prindërit e mi erdhën nga një fshat i varfër shqiptar në Itali dhe kur mendon për këtë fshat është që nga viti 535. Ai fshat i është dhënë si dhuratë Gjergj Kastriotit nga papa në një vizitë të tij”.
“Nuk jam profesor dhe nuk dua të ju mbaj ligjërata por është e rëndësishme që ju të dini se ky fshat është një prej kryesorëve ku është folur gjuha shqipe dhe ku ka pasur shqiptarë. Kur Gjergj Kastrioti erdhi në vizitë erdhi për të mbrojtur këto vise nga francezët. Jam rritur në një lagje me italianë në Brox, dhe kur flas ose shkruaj për rrënjët e mia, të shkruaj edhe nga perspektiva shqiptare edhe nga ajo italiane e bënë atë edhe më të komplikuar”.
“Kam qenë kongresmen në New York dhe në New York shqiptarët e kanë dëshmuar sa të aftë janë në një vend ku nuk është e lehtë të arrihet suksesi. Ata i kanë blerë lokalet e italianëve dhe pa ua ndryshuar emrin kanë arritur të kenë shumë sukses me to. Nuk kam qenë këtu në 12 vjet, dhe ju lumtë të gjithë juve”, tha Joe DioGuardi.
Shirley Dioguardi tha se Millosheviqi i ka kujtuar çfarë u ka ndodhur gjatë kohës së nazistëve gjeneratës së gjyshërve të saj dhe se e sheh si shtëpi të sajën të dytë Kosovën.
“Kryetari Rama, nuk kam si mos t’ju referohem juve, mund të ju siguroj se historitë tona janë bërë një sepse ju na keni dhënë shpresë, inspirim. Kur Millosheviçi arriti pushtetin që pati, unë kam qenë publicistë por më kujtoi se çfarë u ka ndodhur gjeneratës së gjyshërve të mi në kohën e nazistëve. Unë kam botuar librin tim të parë për ngritjen e Millosheviçit, dhe pata një takim me një person që u vonua një orë në takim. Biseda, takimi jonë filloi atëherë në 1994 dhe nuk ka mbaruar akoma”.
“Ne shkuam edhe në kongres ku edhe e ngritëm zërin deri kur populli shqiptar fitoi lirinë. Në këtë proces të gjatë qytetarët e këtij vendi kanë qenë të involvuar së bashku. U deshën 20 vite punë dhe përkushtim që SHBA-ja ta njohë Kosovën si vend të pavarur, pra pasi u lirua. Pra ne vinim prej vitit 94 deri në vitin 2000 dy herë në vit, dhe Kosova ka qenë shtëpia ime e dytë. Një nga arsyet pse jam këtu është asociacioni i shqiptaro-amerikanëve dhe jemi tejet të lumtur që jemi këtu. Pa dyshim që shpresojmë që të bashkëpunojmë në të ardhmen me ju. Ju faleminderit!”, u shpreh Shirley DioGuardi.