Rama: Tregu i energjisë, pengu më i madh i luftës

March 9, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur sot se qytetarët duhet të vetëdijesohen se tanimë tregu i energjisë është pengu më i madh i luftës, e cila nuk sjell kurrë të mira, po vetëm dhimbje.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Rama ka shtuar se Shqipëria nuk e prodhon ende dot të gjithë sasinë e energjisë elektrike që i nevojitet.

“Prodhimi ynë varet nga reshjet e shiut e të borës, të cilat për vitin e tretë rresht janë shumë më të ulëta se sa deri tri vite më parë!”, ka shtuar Rama.

Sipas kryeministrit, si pasojë e thatësirës gjysma e nevojave për energji të vendit mbulohet nga importi, “ndërkohë që prej disa muajsh bota ka hyrë në një krizë energjetike”.

“Tanimë edhe për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi për megavat vazhdon të rritet çmendurisht, orë e çast, nga 52 euro vjet në 550 euro aktualisht!”, ka theksuar Rama.

Ai ka theksuar se gjasat janë që rritja marramendëse e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare të vazhdojë dhe parashikimet tregojnë një rritje deri në 1,000 eurove për megavat orë.

“Qysh me shfaqjen e shenjave të krizës energjetike disa muaj më parë, qeveria ka paralajmëruar kohë të vështira përpara dhe ka vendosur një mburojë financiare për familjet dhe biznesin e vogël”, ka thënë Rama.

Sipas kryeministrit, Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që nuk e ka rritur faturën e energjisë.

“Aktualisht çmimi i importit për kilovat ka shkuar 61 lekë [0.5 euro], ndërkohë që familjarët vijojnë ta paguajnë kilovatin njësoj si përherë, 9.5 lekë [0.07 euro]!”, ka theksuar Rama.

“Të gjithë këtë diferencë të frikshme ekonomikisht e mbulon krejtësisht shteti, përtej 45 milionë dollarë që shkojnë çdo vit nga buxheti i shtetit për kompensimin e 2.5 lekëve [0.02 euro] për kilovat për çdo familje në nevojë”, tha Rama, duke shtuar se kostoja tejet e lartë do të vazhdojë të mbulohet nga buxheti sa të ketë mundësi.

“Këtë luftë nuk e ka zgjedhur Shqipëria dhe ne shqiptarët as nuk e ndalim dot, as nuk e shmangim dot. Duhet vetëm ta përballojmë me kurajo, besim dhe durim. Të bashkuar, jo të ndarë”, ka thënë në fund Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Momenti kur forcat paqeruajtëse ukrainase largohen nga Kosova (VIDEO)

Story i radhës

OKB jep alarmin për Çernobilin: Lerini punonjësit të pushojnë, rrezikojnë shumë

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë