Momenti kur forcat paqeruajtëse ukrainase largohen nga Kosova (VIDEO)

Forcat paqeruajtëse të Ukrainës që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, janë duke u larguar nga vendi.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, shihen automjetet e KFOR-it ukrainas duke u larguar nga Kosova, por që ende nuk dihet se sa trupa po largohen.

Kujtojmë se të hënën presidenti i Ukrainës, Zelensky urdhëroi tërheqjen e trupave ukrainase nga të gjitha misionet paqeruajtëse në botë. Arsyeja e këtij vendimi ishte forcimi i ushtrisë ukrainase në mbrapsjen e agresionit rus.

40 trupat ushtarakë ukrainas shërbenin në Kosovë si paqeruajtës në kuadër të misionit të KFOR-it./Klan Kosova/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hapet panairi në sheshin “Zahir Pajaziti”, ekspozohen produktet e bizneseve të udhëhequra nga gratë

Story i radhës

Rama: Tregu i energjisë, pengu më i madh i luftës

Të fundit nga