Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit.
Ai ka bërë të ditur se kjo agjensi do të jetë partner strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike, përcjell Klankosova.tv.
“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”, ka shkruar Rama në Facebook.