Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me pronarin dhe drejtuesin e exchange-it më të madh në botë për kriptomonedhat, Binance, Changpeng Zhao.
Ka qenë vetë themeluesi i Binace, ai që ka bërë të ditur takimin e tij me Ramën nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter.
“Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”