Hernandez e konsideroi pensionimin pas lëndimit në Kupën e Botës

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Lucas Hernandez po e konsideron pensionimin nga futbolli pas lëndimit të tmerrshëm që e pësoi gjatë ndeshjes mes Francës dhe Australisë në Kupën e Botës.

Hernandez qëndroi vetëm 10 minuta në ndeshje para se të pësonte lëndimin në gju në fitoren ndaj Australisë, raporton KosovaPress.

Hernadez menjëherë u mërzit dhe zëvendësimi ishte i detyrueshëm, ku në vendin e tij u inkuadrua vëllau i tij, Theo Hernandez.

Ishte e qartë se ishte një lëndim i rëndë dhe ne e dinim që Botërori për të ishte në rrezik. Por ndoshta nuk e dinim sa serioz ishte.

Kjo për shkak se Hernandez mendoi të tërhiqej nga futbolli pasi ai këputi ligamentin e gjurit të tij të djathtë.

Sipas “L’Equipe” e cila sugjeron që shokët e tij të skuadrës në Francë dhe nëna e tij duhej ta bindnin atë të kundërtën.

Hernandez ka pasur një operacion të suksesshëm në gjurin e tij dhe tani do të fillojë rehabilitimin në një përpjekje për t’u rikthyer para fundit të sezonit.

Lëndimin e Hernandez e gjeni më poshtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin dhe Aliyev diskutuan për zbatimin e deklaratave trepalëshe të nënshkruara me Armeninë

Story i radhës

Rama takohet me themeluesin e kriptomonedhave: Adoptimi i kriptove nuk do ndalet kurrë

Të fundit nga